Rajoni

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Daçiç: Nuk ishte Vuçiç, por Rama i nxiti qytetarët malazez se për kë të votonin

Daçiç theksoi se Serbia nuk është e interesuar për atë që është në pushtet në Mal të Zi, por vetëm për të drejtat dhe liritë e popullit serb, të cilët përbëjne sipas tij rreth 29 % të popullsisë malazeze.
Featured image of article: Zgjedhjet në Malin e Zi/ Daçiç: Nuk ishte Vuçiç, por Rama i nxiti qytetarët malazez se për kë të votonin Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç

TIRANË– Ivica Daçiç, Ministri i Jashtëm në Serbi,  ditën e sotme përmes një deklarate për mediat vendase ka  bërë me dije se Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiç, nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në punët e brendshme të Malit të Zi.

Më tej Daçiç theksoi se Serbia nuk është e interesuar për atë që është në pushtet në Mal të Zi, por vetëm për të drejtat dhe liritë e popullit serb, të cilët përbëjne sipas tij rreth 29 përqind të popullsisë malazeze.

Nuk ka qenë Vuçiç ai që nxiti qytetarët e Malit të Zi se për kë të votonin por Rama dhe të tjerët, i cili, sipas Milo Gjukanoviç nuk po ndërhyn në punët e brendshme. Serbia nuk është e interesuar në çështjen e pushtetit në Malin e Zi, ne jemi të interesuar vetëm për të drejtat dhe liritë e popullit serb. Mali i Zi ka rreth 29 %, si dhe pozicionin e Kishës Ortodokse Serbe, prona dhe vendet e shenjta të së cilës ishin shënjestra e sulmeve nga autoritetet malazeze.”- ka thënë tha Daçiç për Tanjug.

Sipas ministrit të jashtëm është ‘e turpshme’ që Gjukanoviç po akuzon Serbinë dhe Aleksandër Vuçiç për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi ndërsa ai ka ndërhyrë në mënyrën më të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Serbisë duke njohur pavarësinë e Kosovës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zgjedhjet në Mal të Zi u fituan nga koalicioni opozitar, i cili bashkoi mandatet duke larguar nga pushteti pas 30 vjetësh, Milo Gjukanovic, partia e të cilit mori 29 mandate. Opozita ka fituar me një mandat më shumë se partia në pushtet, ndërsa shqiptarët arritën që të siguronin 2 mandate në Kuvend.

Burimi: RTS 

A.C/Dosja.al

Shto Koment