Rajoni

Zgjedhjet në LDK, Haziri shpall kandidaturën: Dua të bëhem kryetar i partisë

Ai u shpreh se pret që të ketë marrëveshje brenda strukturave të LDK-së për kandidatin e përbashkët dhe shtoi se ai do të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje.
Featured image of article: Zgjedhjet në LDK, Haziri shpall kandidaturën: Dua të bëhem kryetar i partisë Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

KOSOVË- Nënkryetari i LDK-së, i cili është njëherësh dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur se është i gatshëm që të kandidojë për kryetar të LDK-së.

Mbrëmjen e djeshme Haziri ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së. Ai u shpreh se pret që të ketë marrëveshje brenda strukturave të LDK-së për kandidatin e përbashkët dhe shtoi se ai do të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Por edhe nëse nuk ka marrëveshje, unë do të kandidoj”, ka shtuar më tej Lutfi Haziri. Zgjedhjet e brendshme në partinë Lëvizja Demokratike e Kosovës do të mbahen në maj.

Shto Koment