Diaspora

Zgjedhjet në Kosovë/ Zëdhënësi i KQZ-së Elezi: Deri më tani janë rinumëruar 312 vendvotime

Ndërkohë, sipas Gazeta Express, zëdhënësi i KQZ-së Vladimir Elezi, ka konfirmuar se deri më tani janë rinumëruar 312 qendra votimi. 
Featured image of article: Zgjedhjet në Kosovë/ Zëdhënësi i KQZ-së Elezi: Deri më tani janë rinumëruar 312 vendvotime Foto ilustruese

KOSOVË-Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar rinumërimi i 552 vendvotime. Ndërkohë, sipas Gazeta Express, zëdhënësi i KQZ-së Vladimir Elezi, ka konfirmuar se deri më tani janë rinumëruar 312 qendra votimi.

“Deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 312 nga 552 vendvotime”, tha Elezi.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se në  Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove nga diaspora.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme është marrë vendimi që të rinumërohen edhe 58 vendvotime të tjera. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të shpallen javën e ardhshme.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment