Diaspora

Zgjedhjet në Kosovë/ Premtimi i kandidatit për deputet nga AKR-ja, Pacolli: 10 mijë € për çdo grua që lind

Në një intervistë për "Gazetën Blic", ai ka prezantuar disa prej projekteve, ku ndër të tjera ka thënë se nëse ai bëhet deputet synon të procedojë një nismë në Kuvendin e Kosovës përmes të cilës do të përfitojnë nga 10 mijë euro gratë që lindin.
Featured image of article: Zgjedhjet në Kosovë/ Premtimi i kandidatit për deputet nga AKR-ja, Pacolli: 10 mijë € për çdo grua që lind

KOSOVË-Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për deputet të Kuvendit të Kosovës Islam Pacolli, i cili në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në listë të përbashkët me LDK-në, ka folur në lidhje me prioritet që ka partia e tyre nëse vijnë në pushtet.

Në një intervistë për “Gazetën Blic”, ai ka prezantuar disa prej projekteve, ku ndër të tjera ka thënë se nëse ai bëhet deputet synon të procedojë një nismë në Kuvendin e Kosovës përmes të cilës do të përfitojnë nga 10 mijë euro gratë që lindin.

“Synim e kemi zhvillimin ekonomik, një prej pikave te rëndësishme, që do përkrahim punësimet sidomos të rinjve, që ka Kosova. Unë jam për qeveri të mirë pa kriza, që zgjidh problemet. Kemi program përkrahjen për fëmijën, çdo fëmijë duhet te marre një buxhet të caktuar që unë kam propozuar 10 mijë euro, t’i marri nëna që lind fëmijë, te jetë shpërblim sado të përkrahje sado e vogël, sepse 10 mije euro nuk është shumë,”-ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Video e plotë:


Kosova në zgjedhje, 5 ditë na ndajnë nga momenti i shumëpritur, Kurti dhe Osmani flasin për “The Guardian”, Hoxhaj merr urime nga ish-sekretari i OIC-së : VV meriton të vijë në pushtet

(k.a/dosja.al)

Shto Koment