Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë, menaxheri shqiptar shumë i suksesshëm mbështet hapur Albin Kurtin: Kjo është mundësia e fundit

Gjonbalaj shkruan se nëse Albin Kurti fiton do të vendosë drejtësi dhe sundimin e ligjit, duke u shprehu se edhe vetë ai është në gjendje të ndihmojë ekonominë e vendit me 50 milionë euro.

SHBA- Menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura, Gazmend Gjonbalaj, i cili ndër të tjera ka punuar edhe në Bloomberg e NYFIX ka dal hapur në mbështetje për VetëVendosjen.

Gjonbalaj shkruan se nëse Albin Kurti fiton do të vendosë drejtësi dhe sundimin e ligjit, duke u shprehu se edhe vetë ai është në gjendje të ndihmojë ekonominë e vendit me 50 milionë euro.

Kjo është mundësia e fundit që Kosova të qeveriset pa korrupsion e shantazhe. Diaspora është e gatshme të ndihmoj zhvillimin e vendit. Voto për ardhmërinë që e donë. Me #6tetor unë do votoj për Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe mikun tim Albin Kurti. #ErdhiDita për ndryshime!,”-tha Gjonbalaj. 

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, do të mbahen më 8 tetor  pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment