Aktualitet

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ publikon listën e deputetëve të rinj, kryeson Vetëvendosja

Dalin listat e deputetëve në Kosovë, pas zgjedhjeve të parakohshme.
Featured image of article: Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ publikon listën e deputetëve të rinj, kryeson Vetëvendosja Albin Kurti

Kosovë- Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e kandidatëve që do të jenë deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Siç shihet edhe në tabelat e mëposhtme “Lëvizja Vetëvendosje” ka marrë 32 deputetë, dhe LDK-ja 29. Ndërsa  Nisma Socialdemokrate me AKR-në e PD-në, mbetet përfundimisht janë Kuvendit të Kosovës.

Tabela:

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment