Diaspora

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ-ja aprovon mbi 29 mijë zarfe me vota nga diaspora, shpall të pavlefshme rreth 12 mijë

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht, ku deri më tani ka kryesuar Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkohë, ditën e sotme, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se në Qendrat e numërimit të votave është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove jashtë vendit dhe rinumërimi në disa qendra të votimit. Deri më tani,  janë rinumëruar 15% apo 76 vendvotime nga 494 qendra. 
Featured image of article: Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ-ja aprovon mbi 29 mijë zarfe me vota nga diaspora, shpall të pavlefshme rreth 12 mijë Foto ilustruese

KOSOVË-Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht, ku deri më tani ka kryesuar Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë, ditën e sotme, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se në Qendrat e numërimit të votave është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove jashtë vendit dhe rinumërimi në disa qendra të votimit. Deri më tani,  janë rinumëruar 15% apo 76 vendvotime nga 494 qendra.

Ndërsa, nga votat nga jashtë, sipas të dhënave të fundit janë hapur 25 mijë e 153 pako dhe janë aprovuara 29 mijë e 87 zarfe me fletëvotime dhe 11 mijë e 840 janë shpallur të pavlefshme.

Arsyet e mos aprovimit të tyre janë të ndryshme. 5 mijë e 78 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës. 3 mijë e 836 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore. 908 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë. 1 mijë e 551 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor). 467 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim.

Çfarë ndodhi në 14 shkurt?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 14 shkurt, ditë që përkoi edhe me Shën Valentinin, qytetarët e Kosovës por edhe ata që jetojnë jashtë vendit zgjodhën me votë emrat që do të jenë pjesë e parlamentit të ri. Në zgjedhjet në Kosovë garuan 28 subjekte politike për 120 vende në parlament. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. Pjesëmarrja në votime ishte 46.90 %, më shumë se në vitin 2019.

Zgjedhjet e Kosovës spikatën kësaj here pasi partitë politike garuan me emra konkretë për postin e kryeministrit, i cili zgjidhet më pas nga Kuvendi. VV kishte Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, i cili nuk u lejua të garonte nga KQZ për shkak të problemeve me ligjin. LDK garoi me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe PDK me Enver Hoxhajn. Synimet janë të forta edhe për postin e presidentit.

Vjosa Osmani është emri i Vetëvendosjes, ndërsa edhe Ramush Haradinaj ka të njëjtën dëshirë për tu emëruar president. Presidenti i ri do të zgjidhet nga parlamenti dhe për zgjedhjen e presidentit në Kosovë duhen 2/3 e deputetëve në sallë dhe zgjedhja mund të arrihet në tri raunde, që në rast se dështojnë atëherë vendi kalon menjëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe në rast se presidenti zgjidhet, VV-së i duhen 61 mandate për të krijuar qeverinë e re dhe e ka të nevojshme një parti tjetër në koalicion.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment