Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Certifikohen 21 subjekte politike, gjithsej 685 kandidatë për deputetë

Sipas njoftimit nga ky institucion gjithsej janë certifikuar 18 parti politike, 2 koalicione dhe një kandidat i pavarur.
Featured image of article: Zgjedhjet në Kosovë/ Certifikohen 21 subjekte politike, gjithsej 685 kandidatë për deputetë Komisioni Qendro i Zgjedhje në Kosovë

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë në një mbledhje të zhvillaur sot ka certifikuar 21 subjekte politike me gjithsej 685 kandidatë në garën për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Sipas njoftimit nga ky institucion gjithsej janë certifikuar 18 parti politike, 2 koalicione dhe një kandidat i pavarur.

Ndryshe, të gjitha partitë politike, edhe në zgjedhjet e parakohshme, kanë respektuar kuotën gjinore. Partitë politike kanë pasur kohë deri në mesnatën e së premtes që të dorëzojnë listat me kandidatë për deputetë në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Zgjedhjet e reja në Kosovës mbahen pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

(A.B. Dosja.al)

 

Shto Koment