Aktualitet

Zgjedhjet në KMSH, Berisha: Nuk mbështeta asnjë kandidat, dola kundër propozimit të qeverisë

Qeveria dëshiron që të ketë të gjitha fuqitë. I duhen edhe fuqitë fetare. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Qeveria të zgjedhë e të lobojë për kandidatin e saj. Unë s’kam guxuar kurrë. S’mund të rrijë Rama pa ndërhyrë
Featured image of article: Zgjedhjet në KMSH, Berisha: Nuk mbështeta asnjë kandidat, dola kundër propozimit të qeverisë Kreu i KMSH-së, Bujar Spahia dhe ish-kryeministri Sali Berisha
Përditësuar:

TIRANË- Zgjedhjet për kreun e Komitetit Mysliman në Shqipëri nuk kaluan në heshtje, duke parë edhe përfshirjen e politikës në çështje fetare.

Një prej tyre ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i intervistuar për emisionin “Open”, u shpreh se ishte përfshirë në këto zgjedhje, jo për të mbështetur ndonjë kanidatëve, por për t’i dalë kundër kandidatit Ylli Gurra, i cili sipas tij mbështetej nga qeveria.


Sipas Beishës, qeveria dëshiron të ketë të gjitha fuqitë, e për këtë arsye doli haptazi në mbështetje të një kandidati. Gjë që siç thotë ish-kryeministri, ai vetë nuk e ka bërë kurrë.

“Qeveria dëshiron që të ketë të gjitha fuqitë. I duhen edhe fuqitë fetare. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Qeveria të zgjedhë e të lobojë për kandidatin e saj. Unë s’kam guxuar kurrë. S’mund të rrijë Rama pa ndërhyrë. Unë ndërhyra pasi më erdhën dhjetëra mesazhe dhe pasi u publikuan në mediat. Nuk mbështeta asnjë kandidat, por dola kundër kandidatit të qeverisë. Unë nuk dëshiroja që ai të zgjidhej, për të shprehur qëndrimin e tim dola kundër. Nuk e di se sa kam ndikuar”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri Berisha, shkon më tej duke deklaruar se disa deklarata nga eksponentë të klerit të Tiranës, janë të dënueshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Disa deklarata nga eksponentë të klerit të Tiranës, janë të dënueshme. Si ajo e mbështetjes ndaj Edmond Begos. I ka dalë në krahë atij që shpërndan helm ndaj grave e fëmijëve për tu pasuruar vetë”, u shpreh ai.

Ndërkohë që nga paneli i “Open”, Olsi Jazexhi i ka cilësuar si hipokrizi deklaratat e ish-kryeministrit Berisha, duke i kujtuar atij se ai ka qenë i pari që ka ndërhyrë në zgjedhjen e drejtuesit më të lartë të myslimanëve shqiptarë.

Marrë nga Top Channel

Shto Koment