Rajoni

Zgjedhjet në Greqi, njihuni me 5 shqiptarët që kandidojnë për parlamentin grek, ish-korrespondenti i BBC-së uron patriotët

Megjithëse nuk votojnë të gjithë, bashkimi i votave të tyre mund të fusë për herë të parë që nga 1991 kur filloi eksodi, një emigrant shqiptar në institucionin më të rëndësishëm grek.
Featured image of article: Zgjedhjet në Greqi, njihuni me 5 shqiptarët që kandidojnë për parlamentin grek, ish-korrespondenti i BBC-së uron patriotët 5 kandidatët shqiptarë

TIRANË– Të dielën grekët shkojnë në zgjedhje të parakohshme që pritet të fitohen nga Demokracia e Re, partia më e madhe e opozitës.

Përtej lajmit të parapërgatitur të largimit të Cipras dhe ardhjes se Micotaqis, hyrja e shqiptarëbe në Parlament, mund të marrë gjithe vëmendjen. Janë 5 kandidatë shqiptare që kandidojnë në këto zgjedhje. Pavarësisht se partitë që i kanë futur në listë janë të vogla, shanset e tyre nuk janë.

Më shumë se 500 mijë shqiptarë jetojnë në Greqi. Megjithëse nuk votojnë të gjithë, bashkimi i votave të tyre mund të fusë për herë të parë që nga 1991 kur filloi eksodi, një emigrant shqiptar në institucionin më të rëndësishëm grek.

Gazetari i njohur që jeton në athinë pjej 26 vjetësh Robert Goro, ish – korrespondenti i BBC, korrepondent i gazetave dhe Tv më në ze në vend dhe drejtues i Tribuna Tv në Athinë, i ka nxitur bashkëkombasit të votojnë për 5 kandatët.

Ja çfarë shkruan Goro në Facebook

Urimet më të mira për patriotët tanë që kandidojnë në zgjedhjet e 7 korrikut
FATOS MALAJ
kandidon me partinë KINAL në zonën e parë të Athinës (A Athinon)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

EDA GEMI
kandidon me partinë KINAL në zonën e dytë të Athinës (Dytiko Tomea B Athinon)

JORGOS TRIHAS
kandidon me partinë SYRIZA në zonën e dytë të Athinës (B 3 Notiu Tomea Athinon)

ANXHELA FILO
kandidon me partinë Nea Dimokratia në zonën e parë të Selanikut (A Thessalonikis)

KRISTOS DUCIS
kandidon me partinë “Elliniki Lysi” në zonën e dytë të Athinës (zonën e dytë të Athinës (Notios Tomeas B Athinon)

(Dosja.al)

Shto Koment