Politike

Zgjedhjet më 30 qershor/ Balla thirrje palëve: Të respektohet Kolegji Zgjedhor

Balla shprehet se tashmë të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se do t’u drejtohen kutive të votimit.
Featured image of article: Zgjedhjet më 30 qershor/ Balla thirrje palëve: Të respektohet Kolegji Zgjedhor Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimi të Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Balla shprehet se tashmë të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se do t’u drejtohen kutive të votimit.

Ai iu bën thirrje  palëve që të respektojnë vendimin e Kolegjit Zgjedhor.

Tani është e qartë! Zgjedhjet Lokale do të mbahen në # 30 qershor! Të gjitha palët duhet të respektojnë Kolegjin Zgjedhor të Shqipërisë”, shkruan Balla.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot për herë të parë dekretin e Presidentit Ilir Meta. Vendimi i Kolegjit ende nuk është zbardhur për argumentet që Kolegji ka marrë për bazë për rrëzimin e këtij dekreti, por kjo ishte përballja e parë e dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve me një institucion në mungesë të gjykatës Kushtetuese.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment