Aktualitet

Ngeli jashtë listave të PD, Topalli kundër zgjedhjeve të 25 prillit: Hipokrizi! Meta, Basha dhe Rama janë bashkë. Me votë apo protestë, qytetarët do ta çlirojnë vendin

Topalli ka qenë deputete e Partisë Demokratike që nga viti 1997 deri në vitin 2017. Ajo u la jashtë listave se kandidatëve për deputet nga Lulzim Basha në zgjedhjet e vitit 2017 dhe që atëherë ka qenë një ndër kritiket më të mëdha të tij.
Featured image of article: Ngeli jashtë listave të PD, Topalli kundër zgjedhjeve të 25 prillit: Hipokrizi! Meta, Basha dhe Rama janë bashkë. Me votë apo protestë, qytetarët do ta çlirojnë vendin Jozefina Topalli, ish-kryetare Parlamenti

TIRANE– Ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-deputetja e PD-së në qeverinë Berisha, Jozefina Topalli, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” në lidhje me dekretimin e datës 25 prill si datë e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ajo shprehet se asgjë nuk është gati dhe se e shqetëson fakti se opozita jashtë parlamentare sipas saj është shumë rehat edhe pse rrezikohet që mos të përmbushen kushtet e marrëveshjes së 5 qershorit. E lënë jashtë procesit të zgjedhjes së kandidatëve në PD për shkak të mosplotësimin nga ana e saj të formularit për deklarimin e kontributit në parti, Topalli shkruan se Meta, Rama dhe Basha janë të shqetësuar vetëm për tenderat dhe koncesionet, dhe kjo është pjesë për edhe të cilën grinden.

STATUSI I PLOTË I SAJ:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vakancat e gjata te politikaneve dhe hipokrizia per zgjedhe te lira! Presidenti Meta dekretoi që zgjedhjet për Kuvendin të mbahen më 25 prillin e ardhshëm, pothuaj 8 muaj përpara. Por ligji per zgjedhjet nuk eshte gati. kQZ nuk eshte gati; pergatitjet per digitalizimin e procesit nuk eshte kerkund. Marrja e pushimeve nga politikanet ka shtyre punen per votimin e ndryshimeve te nevojshme ne kodin zgjedhor.
Per shkak te pushimeve ende nuk ka filluar puna per ndertimin e KQZ, e cila duhet ndertuar nga e para me nje organizim e strukture krejt tjeter. Nderkohe pergatitjet per identifikimin e zgjedhesve si nje nder kerkesat e “opozites” jashte parlamentit ende s ka filluar. Edhe keta me pushime… per Keshillin Politik eshte e tepert te pretendosh te mblidhet… si nje strukture e cuditshme qe eshte , natyrisht edhe ajo vazhdon vakancat..
Ne fakt per shkak te vacancave te gjata te politikaneve; per shkak te mos mbledhjes se Keshillit Politik , vendi rrezikon te shkoje drejt zgjdhjeve te ardhshme pa permbushur as minumumin e gjerave . Qe qeveria nuk shqetesohet per standarte kjo eshte e kuptueshme, por qe opozita te jete aq e rahatuar sa te vazhdoje vacancat dhe te mos shtyje procesin kjo eshte e çuditshme . Heshtja per sa me lart nga te gjitha anet flet per hipokrizine e atyre qe bertasin per zgjedhje te lira ose lajmeron per nje linje konflikti ne muajt e ardhshme. Qytetaret qe ndjekin politiken nga ekrani kane nje koment…
Prap keta?Prap Edi Rama, Ilir Meta e Lulzim Basha? Ne fakt vendi eshte pa alternative.
Tre emrat me lart jane bashke . Ata grinden vetem per pjeset tek koncesionet e tenderat.
Nderkohe Vendi ka nevoje deshperuese per ndryshim. Qytetaret duan shprese. Protestat ne Minsk jane nje frymezim edhe per shqiptaret kundra nje klase politike te korruptuar e te deshtuar si kjo e jona. Shpresa nuk do jete kurre e heshtur. Me vote, me proteste apo me te dyja bashke qytetaret do clirojne vendin nga 3-4 vete ( kryetare partish)qe e mbajne peng ate.

(a.p;f.g/dosja.al)

Një Koment në “Ngeli jashtë listave të PD, Topalli kundër zgjedhjeve të 25 prillit: Hipokrizi! Meta, Basha dhe Rama janë bashkë. Me votë apo protestë, qytetarët do ta çlirojnë vendin

  1. Taper vone Z. Topalli. Edhe ti si ata je. Te ngjashem jeni te gjithe, shushunja. Nuk te ben me pak fajtore, dhe pergjegjese per kete situate mosqenia ne politike keto keter vietet e fundit. Ku ke qene, ti , 26 vite te tjera??????

Shto Koment