Politike

Thirrja e KQZ për anëtarët e KZAZ-ve, Balla: PD do dorëzojë emrat, s’besoj se do të bojkotojë zgjedhjet

  • KQZ deklaron fillimin e krizës së re: Skadon afati për anëtarët e KZAZ-ve
  • Vendimi për Shkëlzen Berishën, Balla: Të mbajë përgjegjësi për 26 shqiptarët e vdekur
  • Balla iu përgjigj thirrjes së KQZ dhe deklaroi se PS sot do të dorëzojë emrat e anëtarëve për KZAZ. Balla tha se procesi është drejt përfundimit dhe shumë shpejt do të dalin emrat e kandidatëve. Balla komenton debatin publik pas vendimit të Gjykatës për Shkëlzen Berishën. Balla: Të mbajë përgjegjësi.
    Featured image of article: Thirrja e KQZ për anëtarët e KZAZ-ve, Balla: PD do dorëzojë emrat, s’besoj se do të bojkotojë zgjedhjet Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar të PS
    Përditësuar:

    TIRANË-Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla,  u shpreh i bindur se PD do marrë pjesë në zgjedhjet lokale, pasi sipas tij do i bindet votuesve të vetë. Balla iu përgjigj thirrjes së KQZ dhe tha se PS sot do të dorëzojë emrat e anëtarëve për KZAZ.

    Brenda ditës së sotme do të dorëzojmë në KQZ emrat e anëtarëve të propozuar nga PS për KZAZ. Çdo parti politike ka detyrimin për t’iu përgjigjur afatit të depozitimit. Unë nuk besoj kurrë që PD nuk do marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe besoj se do t’u bindet votuesve të vet për të marrë pjesë në garën për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive. Kodi ka parashikuar edhe rastin dhe vakancën që krijohet.

    Taulant Balla, kryetar i Partisë Socialiste

    I pyetur se kur do të nxjerrë PS kandidatët për 61 kryetaret e bashkive në kuadër të zgjedhjeve lokale, Balla u shpreh se procesi është drejt përfundimit dhe së shpejti do bëhen publike dhe kandidatët.

    Afatet ligjore ju i dini. Ne kemi nisur që para 8 muajsh konsultimet për zgjidhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale. Ne jemi konsultuar me qytetarët për kandidaturat. Dua t’ju them se në një pjesë të madhe të territorit procesi është gati i përfunduar dhe shumë shpejt do shpallim kandidatët.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Taulant Balla, kryetar i Partisë Socialiste

    Ndërsa, i pyetur në lidhje me rikandidimin e kandidatëve për një mandat të katërt, Balla u shpreh se: “I përmbahem asaj që cakton ligji”.

    Lidhur me vendimin e gjykatës në Florida për Shkëlzen Berishën, Balla tha se djali i ish-kryeministrit duhet të mbajë përgjegjësi për vrasjen e 26 shqiptarëve të pafajshëm.

    “Vendimi i Gjykatës së Floridës është një model i qasjes së si duhet të ketë edhe drejëtsia e re që po lind në Shqipëri qasjen përkundrejt tragjedisë së Gërdecit ku humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm dhe u plagosën qindra të tjerë nga një krim shtetëror, i organizuar nga kryeministri i asja kohe dhe falangat e tij qofshin familjare apo në qeverisje. E kam lexuar me kujdes vendimin e Gjykatës së Floridas, sepse e kam ndjekur historinë e krimit shtetëror të Gërdecit dhe ajo qe bie në sy në atë vendim është fakti që drejtësia amerikane konstaton faktin që në Shqipëri drejtësia është marë vetëm me peshiqt e vegjël dhe nuk u mor me ata që organizuar krimin e Gërdecit. Nëse zotëria pretendon se është i pafajshëm ti lëri llafet dhe të jetë i disponueshëm për tu hetuar dhe gjykuar ashtu siç e meritojnë të gjithë ata që mbajnë përgjegjësinë për vrasjen e 26 shqiptarëve të pafajshëm të cilët ishin marrë në punë nga ata që e kishin ngritur atë fabrikë vdekjeje”, përfundoi Balla.

    (a.m/dosja.al)

    Shto Koment