Kush fshihet në Fier? Dumani ngre në këmbë Policinë e Shtetit, rinis aksioni
Kontrolle nga policia në Fier FIER- Kur rrëfimeve të të penduarit Nuredin Dumani nuk u ka dalë ende fundit, Policia e Shtetit ka ...
Kontrolle nga policia në Fier FIER- Kur rrëfimeve të të penduarit Nuredin Dumani nuk u ka dalë ende fundit, Policia e Shtetit ka ...
Të përmendurit në Dosje TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) po verifikon çdo dyshim nëse ka patur rrjedhje i...
TIRANË- Zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë ka bërë hapa pas! Dakortësia e arritur mes ...
Eldi Çala, Klement Çala dhe Viktor Ymeri TIRANË- Tre të burgosur janë mbyllur në regjimin e posaçmë për ...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pranon se partia që drejton do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të caktohen së shpejti nga presidenti Ilir Meta. Në një intervistë për “Ora Neës”, kryedemokrati tha se PD nuk do t’i largohet asnjë beteje politike. Lidhur me ofrimin e një alternative të re për Shqipërinë, Basha theksoi se ai është një njeri përballjeve politike duke renditur garat elektorale nga viti 2005 deri në 2011.
PJESË NGA INTERVISTA PËR “ORA NEwS”:
Pyetje: Zoti Basha duket se ju sot aktualisht i kryetari i Partisë Demokratike keni thuajse të gjithë faktorët politikë kundër duke mos përmendur këtu jo vetëm zotin Berisha por së fundmi edhe presidenti Ilir Meta ka dalë hapur kundër jush madje nëpërmjet një lëvizje i cili njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve e pjesshme vendore, dikush e lexoi si një përpjekje për të futur në kurth Lulzim Bashën për shkak të situatës që po kalon Partia Demokratike dhe a jeni të gatshëm ju për këtë betejë?
Lulzim Basha: E para punës Partia Demokratike nuk do ti ikë asnjë beteje, asgjë beteje përfshirë dhe zgjedhjet vendore, e dyta faktori politik është një përcaktim i cili duhet të ndryshojë në këtë kulturë të re politike që po Partia Demokratike po prezanton në Shqipëri. Kjo që po ndodh nuk është thjesht një përplasje midis mendimeve krejtësisht të ndryshme për pluralizmin dhe demokracinë, është një ndryshim do të thoja kulturor i cili po ndodh për herë të dytën, para 31 vjetësh na çoi nga monizmi në pluralizëm por jo tamam në demokraci dhe tani synon që Shqipërinë ta kthej në një vend normal Europian demokratik dhe në një vend normal Europian demokratik faktori më i rëndësishme politik është opinioni publik, janë qytetarët, qytetarët duan ndryshimin dhe Partia Demokratike po bën e do bëjë gjithçka që ti ofrojë këtë ndryshim shqiptarëve dhe që shqiptarët besojnë që ky ndryshim mund të vijë vetëm përmes një bashkëpunim dhe përmes një aleance me Partinë Demokratike, me tërësinë e saj, vizionin tonë, planin tonë, programet tona, ekipin tonë.
Pyetje: Zoti Basha në pyetje të fundit tek ndryshimi dhe tek qasja e re politike. A është i gatshëm Lulzim Basha, i cili është formuar në atë politikë, duke nisur që nga viti 2005 politikë aktive, të ndryshojë kaq shpejtë, pra të sjell një qaje krejt të re politike?
Lulzim Basha: Unë besoj se gjatë këtyre viteve në politikë kam demonstruar gjithmonë një model ndryshe nga ajo që kam gjetur këtu. Besoj që ky ka qenë edhe atraksioni i shumë atyre që më kanë votuar në të gjitha betejat e mia. Që nga beteja e parë për deputet në vitin 2005, që nga rezultati si drejtues politik i qarkut të Elbasanit në vitin 2009, që nga beteja me Edi Ramën në vitin 2011. Në të gjitha betejat ajo që unë besoj ka qenë le të themi arma më e fortë, është pikërisht një model ndryshe nga ky që tashmë mbush 31 vite i personazheve të tranzicionit, të cilët në një fazë të caktuar mund të kenë pasur një mision, mund ta kenë arritur pjesërisht apo hiç fare, apo plotësisht, por tani s’kanë çfarë të ofrojnë më. Ndërsa Partia Demokratike, ekipi im dhe unë, jemi plotë me energji, kemi vizionin, vullnetin dhe vendosmërinë për t’i dhënë shqiptarëve këtë model, si modelin e përhershëm të të bërit politikë. Ku politika nuk është një instrument pushteti për t’iu imponuar qytetarëve, por është një instrument ndryshimi për t’i shërbyer njerëzve, për t’i shërbyer vendit.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Nënkryetari Agron Gjekmarkaj, edhe pse është më i riu në lidershipin e Partisë Demokratike, nuk heziton të mbajë një qëndrim, duke u shprehur gati për zgjedhjet...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehur se ka nisur shpronësimi i qytetarëve që kanë ndërtuar në zonën ku p...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi kërkoi në Komisionin e Ligjeve ndalimin e dhunës ndaj banorëve tëk 5 Maji, e të...
TIRANË– Anëtari i Komisionit të Ligjeve Bledion Nallbati pasi ishte pranë banorëve të 5 Majit të cilet jane dhunuar nga policia për t’u larguar...
TIRANË– Bashkia e Tiranës është përgjigjur zyrtarisht ndaj Komisionit të Ligjeve që kërkoi të dinte situatën e banorëve të 5 Majit. Në një letër dërg...
TIRANË– Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje Avokatit të Popullit që tu gjendet pranë banorëve të 5 Majit që sot po...
TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka nisur me debate ditën e sotme. Ka qenë deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ajo që ka kërkuar që të dis...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me demokratët e degës 7 në Tiranë. Në fjalën e tij në këtë takim, Ba...
TIRANË – Kryetari i PD, Lulzim Basha komentoi në intervistën e tij për Ora Neës edhe turin e takimeve që ai po zhvillon me demokratët, për të cilët u shpre...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në një intervistë për ‘Ora News’ u shpreh se ata 10 apo 15 vullnetarë shitës, sikurse i quaj...