LAJM I FUNDIT/ I vihet flaka furgonit në Vlorë
Digjet makina VLORË- Vlorë, i vihet flaka furgonit me targa VL0463D në pronësi të Rushit Imerit...
Digjet makina VLORË- Vlorë, i vihet flaka furgonit me targa VL0463D në pronësi të Rushit Imerit...
Foto ilustruese Në 2021 periudhë në të cilën kulmoi pandemia nga covid-19 në spitalet publike numri i pacientëve të...
Harta Shqiptarët renditen ndër shtetet që kanë numrin më të lartë të martesa në Europë në raport me ...
Ndertim Qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin për strehimin social duke bërë një sërë korrigjimesh dhe ndër ...
Nga Enton Abilekaj
TIRANË– Misionarët e pajtimit të gjaqeve politike kanë filluar të mësyjnë studio televizive për të nxjerrë kandidatë të përbashkët të Bashës dhe Berishës, madje për të bashkuar edhe LSI-në aty, për të fituar 6 bashkitë që ku do votohet në 6 mars. Madje e quajnë edhe gabim shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme, në momentin kur Rama është më i fortë se kurrë dhe opozita më e dobët se kurrë.
Ndërkohë pushteti në 5 nga 6 bashkitë është i Edi Ramës, por jo me përfaqësim, me emërim. Madje edhe sikur opozita t’i fitojë të 6 bashkitë, kryetarët nuk do të kenë asnjë mundësi për të qeverisur kur Këshillat Bashkiakë janë 100 për qind të PS. Edhe sikur t’i kishin Këshillat me vete, 1 vit është fare i pamjaftueshëm për të bërë dicka, për të ndryshuar në mënyrë domethënëse drejtimin e qeverisjes.
Këto zgjedhje nuk kanë asnjë lidhje me qytetarët, sic e justifikon publikisht Presidenti. Ata nuk do të fitojnë praktikisht asgjë, për ta nuk do ketë praktikisht asnjë ndryshim, kushdo që të fitojë. Nëse fitojnë kandidatët e PS, do të vazhdojnë të qeverisen njësoj, nëse fitojnë të opozitës, do të ejnë dëshmitarë të të sherreve mes kryetarëve dhe këshillave bashkiakë. Jo më kot PS po kandidon ata që ka emëruar.
E vetmja vlerë e këtyre zgjedhjeve është që të zgjidhë me votë dilemën e të gjithëve për përfaqësimin e opozitës. Nëse PS do të jetë forcë e parë, atëherë vlera e zgjedhjeve është tek forca e dytë.
Nëse Berisha pretendon se përfaqëson realisht PD, por i kanë marrë vulën, logon dhe selinë, këto zgjedhje do të japin përgjigje. Nëse SHBA pretendojnë se reputacioni i superfuqisë është aq ndikues sa ta nxjerrë në pension Berishën, 6 bashkitë do të jenë një sondazh shumë i rëndësishëm për ta kuptuar. Nëse Lulzim Basha pretendon se do të vijë në pushtet me SHBA, kjo është prova më e mirë për të treguar rritjen elektorale pas përjashtimit të Berishës. Pas këtyre zgjedhjeve do të flasë rezultati, jo procedurat, jo pretendimet, jo krahasimi i turmave nëpër takime. Prandaj misionarët e pajtimit, që flasin për rezistencë ndaj Edi Ramës, duke nxjerrë kandidat të përbashkët të Bashës dhe Berishës, nuk kanë vetëm problemin moral të një bashkimi fiktiv të njerëzve dhe forcave që përfaqësojnë të kundërtat, por edhe problemin fizik të zgjatjes së agonisë së Partisë Demokratike.
Kjo agoni duhet të mbyllet sa më shpejt dhe 6 marsi është hapi më i rëndësishëm. Për këtë Berisha dhe Basha duhet të kenë kandidatët e tyre, të sigurojnë aleancat e tyre dhe të përballen me votën, që duhet ta numërojnë komisionerët e tyre. Vërtet Edi Rama mund të fitojë të 6 bashkitë, vërtet ky proces legjitimoi 30 qershorin dhe me shumë gjasa do të legjitimojë edhe 25 prillin, por nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të zgjedhur opozitën e vërtetë.
Vetëm pas këtyre zgjedhjeve do të mund të riorganizohet opozita, jo mbi bazën e emërimeve apo “non grata”-ve, por mbi bazën e votës. E vetmja gjë që duhet të bien dakord Basha me Berishën, është që të mos lejojnë Ramën të trukojë rezultatin në masë më të madhe se 25 prilli. Të gjitha këto bashkë, aleancat parazgjedhore, lufta për mbrojtjen e votës dhe në fund rezultati i 6 marsit, do nxjerrin vetëm një përfundim. Nuk ka lidhje me qeverisjen lokale që është tashmë e pakorrigjueshme, por ka lidhje me korrigjimin përfundimtar të opozitës, me përfaqësimine vërtetë të saj, që duhet të përgatisë një front opozitar për zgjedhjet lokale të 2023 dhe më pas për zgjedhjet e përgjithshme të 2025.
Nga Enton Abilekaj
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Moti TIRANË- Sot do të jetë një ditë me temperatura të larta. Masat ajrore të qëndrueshme mbeten prezente në v...
Komisioni Europian, në raportin e tij të pranverës, ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2.7%, ...
Bora dhe Donald TIRANË- Ka ndodhur ajo që të gjithë prisnim! Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë parë nën shoqërin&e...
ITALI - Paulo Dybala u prek shumë, kur i gjithë “Allianz Stadium” i Juventusit i bëri një nderim të sinqertë...
Porti i Durresit DURRËS- Kokainë në Portin e Durrësit! Lënda narkotike është gjetur e sekuestruar brenda një a...
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillHëna, Dielli, Jupiteri dhe Venusi janë në favorin tuaj këtë të martë 17! N&e...
ANGLI - Finalja e Kupës FA ishte një tronditje për Jürgen Klopp dhe për të gjithë tifozët e Liverpoolit kur pan&eum...
ANGLI - Paul Pogba nuk është i vetmi lojtar i Manchester United që do të largohet nga “Djajtë e Kuq” në...