Rajoni

Zgjedhjet e parakohshme/ Ish-kreu i Kushtetueses në Kosovë: Kush është dënuar në 3 vitet e fundit, s’ka të drejtë kandidimi

Sipas tij, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk lë dyshime se çdo kush që ka 3 vite dënim pa marr parasysh shkallës apo dënimit për veprën penale nuk mund të kandidojë në këto zgjedhje.
Featured image of article: Zgjedhjet e parakohshme/ Ish-kreu i Kushtetueses në Kosovë: Kush është dënuar në 3 vitet e fundit, s’ka të drejtë kandidimi Enver Hasani

KOSOVË-Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar ditën e sotme se kush ka dënime të prera qoftë me burgim, me gjobë apo me kusht në tre vitet e fundit pavarësisht llojit apo shkallës së dënimit nuk duhet të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Sipas tij, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk lë dyshime se çdo kush që ka 3 vite dënim pa marr parasysh shkallës apo dënimit për veprën penale nuk mund të kandidojë në këto zgjedhje.

“As në dispozitiv dhe as në pjesën arsyetuese të aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese nuk ka lënë asnjë dyshim më të vogël se çdo kush që ka dënim fajësues për tri vite pa marr parasysh shkallën e veprës, peshën e veprës dhe të dënimit në mënyrë jo diskriminuese ka cenuar garancionet kushtetuese nga neni 45, por edhe nga neni 70.6 edhe këtë garancion e ka rrënuar për shkak se nuk ka asnjë logjik që dikush që ndërkohë është deputet të vijë një dënim 8-9 muaj për ndonjë vepër,”-ka thënë ai. 

Deklarata e plotë: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

” As në dispozitiv dhe as në pjesën arsyetuese të aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese nuk ka lënë asnjë dyshim më të vogël se çdo kush që ka dënim fajësues për tri vite pa marr parasysh shkallën e veprës, peshën e veprës dhe të dënimit në mënyrë jo diskriminuese ka cenuar garancionet kushtetuese nga neni 45, por edhe nga neni 70.6 edhe këtë garancion e ka rrënuar për shkak se nuk ka asnjë logjik që dikush që ndërkohë është deputet të vijë një dënim 8-9 muaj për ndonjë vepër. Gjykata nuk ka bërë asnjë dallim sa i përket peshës së veprës llojit të dënimit dhe në mënyrë gjenerale po e përsërisë se nuk ka asnjë rend që citohen në raportin e Venecias që e thotë në këtë mënyrë. Aty ke ose me Kushtetutë ose me ligj si akte autorizuese që shumicën e rasteve ia lënë një organi me vendos.Nuk besoj që ka kush që mund ta lexojë ndryshe kushdo qoftë nuk e di kush ka përfshirë edhe zotërinë Kurti a ka vendim apo nuk ka vendim unë vetëm kam dëgjuar nëpër medie nuk e di por nuk mundet ndryshme me u interpretuar. Prapë po e them se kam frikë që në të ardhmen mund të vijë gjendja në këtë vend për mos kuptim për shkak të jo profesionalizimit të dispozitivit dhe të krijohet një mish-mash dhe nuk ke më se çfarë zbaton,”-deklaroi ai.

Më 6 janar, pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani shpalli zgjedhjet e parakohshme për 14 shkurt. Osmani, po ashtu, përmes një dekreti shpërndau edhe Kuvendin e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka deklaruar më 21 dhjetor se Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, për shkak se nuk kishte pasur votat e nevojshme prej 61 sa kërkohen për t’u zgjedhur një qeveri. Kjo pasi, për këtë qeveri kishte votuar Etem Arifi, vota e të cilit u shpall e pavlefshme sepse ndaj tij kishte një aktgjykim të formës së prerë për dënim prej më shumë se një viti burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment