Rajoni

“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Greqi do t’i fitoj partia e Mitsotakis”/ Dendias: Me Turqinë do të bisedojmë vetëm për shelfin kontinental dhe ndarjen e detit

Në një intervistë për Newsbomb.gr, Dendias ka thënë se nëse Turqia dëshiron të diskutojë për gjëra të tjera, kjo nuk do të bëhet,  
Featured image of article: “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Greqi do t’i fitoj partia e Mitsotakis”/ Dendias: Me Turqinë do të bisedojmë vetëm për shelfin kontinental dhe ndarjen e detit Nikos Dendias

GREQI- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është shprehur se të vetmet çështje që mund të diskutojnë me Turqinë në dialog janë shelfi kontinental si dhe ndarja e detit. Në një intervistë për Newsbomb.gr, Dendias ka thënë se nëse Turqia dëshiron të diskutojë për gjëra të tjera, kjo nuk do të bëhet,

” Nëse Turqia dëshiron diçka tjetër, ne nuk do të jemi atje,” tha ai.

Më tej, Ministri i Jashtëm foli edhe për takimin e tij me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, të cilin e përshkroi se si shumë mikpritës dhe i përzemërt në të njejtën kohë.

Dëndias gjithashtu foli edhe për pozicionin e Greqisë në çështjen e Kosovës, në marrëveshjen e Prespës si dhe në ratifikimin e tre memorandumeve me Maqedoninë e Veriut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

” Memorandumet do të ratifikohen, por unë nuk e di kur,” tha ai.

Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Greqi, Dendias tha se parashikon një fitore të Partisë New Democracy (Demokracia e Re) dhe të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

(I.A./dosja.al)

Shto Koment