Politike

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Zbardhet porosia e Braçes për qytetarët: Secili prej jush të sjellë 20-30 vetë në qendrat e votimit

 

DIVJAKË- Zv.kryeministri Erion Braçe nga takimi me qytetarët në Divjakë, iu ka kërkuar që të mos mungojnë më 30 qershor, por të shkojnë për të votuar Partinë Socialiste.

Mos mungoni më 30 qershor në qendrat e votimit, Ta harrojnë se mund të pengojnë ne për ta çuar këtë vend para në Europë. Kujtojani që më 30 qershor çdo kush duhet të vijë të votojë më 30 qershor partinë socialiste.

Secili prej jush duhet të sjellë në qendrat e votimit, siç e kemi lënë, të paktën 20-30 vetë, të votojnë  për këtë vend”, u shpreh Braçe.

Sot socialistët festojnë 28-vjetorin e themelimit të partisë. Edi Rama festoi bashkë me zëvëndësin e tij Erion Braçen në Divjakë. Rama tha se vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve ishte i shëmtuar dhe anti-integrim, duke paralajmëruar reagimin e Kuvendit. Gjatë mbrëmjes ai do të niset drejt Tiranës për të marrë pjesë në koktejlin te selia e PS-së.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment