Politike

Zgjedhjet e 30 qershorit, Pjerin Ndreu: Do kandidoj për Bashkinë Lezhë

Pjerin Ndreu ka deklaruar së fundmi se do të kandidojë për bashkinë e Lezhës në zgjedhjet e 30 qershorit.
Featured image of article: Zgjedhjet e 30 qershorit, Pjerin Ndreu: Do kandidoj për Bashkinë Lezhë Pjerin Ndreu , deputeti i PS-së
Përditësuar:

Tiranë- Pjerin Ndreu ka deklaruar së fundmi do të jetë kandidat për bashki në zgjedhjet e 30 qershorit në bashkinë e Lezhës. 

Në studion e ABC news në intervistën me gazetaren Juli Xhokaxhi ai ka deklaruar se është dakordësuar me strukturat e Partisë Socialiste në Lezhë që të jetë kandidat në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Besoj se po. Akoma nuk është përfundimtare, por me strukturat e PS në Lezhë jemi dakordësuar dhe ka pëlqime dhe në qendër që të jem unë kandidati për zgjedhjet e 30 Qershorit. Për shumë arsye. PS ka 3 mandate që nuk e drejton Bashkinë e Lezhës. Jo për faji e saj, por për një farë kombinacioni që kemi pasur me LSI. Ne e kemi fituar në 2007-n me PD-në, pastaj ata gjetën strehë te PD dhe ikën atje. Pastaj u kthyen prapë te ne. Ne si PS kemi tre mandate që nuk e drejtojmë, çka ka rezultuar fatale për jetën shoqërore të Lezhës. Kanë destabilizuar komplet rolin menaxherial të Bashkisë, duke e kthyer në një bashki rrëmujë me një menaxhim katastrofë.

Pjetin Ndreu, deputeti i PS-së

J.V/Dosja.al 

Shto Koment