
TIRANË– Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u ka bërë thirrje partive politike për të futur në lista kandidatë të pastër. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Twitter’, Soreca mbështet thirrjen e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për listat në zgjedhje. Ai shkruan se drejtuesit e partive kanë një përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standartet më të larta të integrimit.
MESAZHI:
Diskutime si e sotmja janë thelbësore për të drejtuar votuesit dhe kandidatët në procesin demokratik. Unë pres që partitë politike të angazhohen me rekomandimet e OSHC-ve dhe të mos lejoj që iniciativa e sotme shumë e shëndetshme demokratike të mos merret vesh. Drejtuesit e partive kanë një përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta të integritetit. #Shqipëriameriton ligjvënësit të cilët do të mbështesin # BEaxhenda e reformave për luftën kundër # korrupsionit dhe #krimit të organizuar .
(a.b)/dosja.al