Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit/ Rakacolli bën apel: Në qendrat e votimit të respektohet distanca. Njerëzit të tregohen ndërgjegjshëm 

E ftuar në ‘ReportTv’, Rakacolli, tha se qytetarët duhet të tregohen të ndërgjegjshëm, dhe të respektojnë masat mbrojtëse, kundër Covid-19.
Featured image of article: Zgjedhjet e 25 prillit/ Rakacolli bën apel: Në qendrat e votimit të respektohet distanca. Njerëzit të tregohen ndërgjegjshëm  Mira Rakacolli

TIRANË– Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e pyetur në lidhje me zgejdhjet e 25-prillit ka thënë se do të zhvillohen nën respektimin e masave antiCOVID.

E ftuar në ‘ReportTv’, Rakacolli, tha se qytetarët duhet të tregohen të ndërgjegjshëm, dhe të respektojnë masat mbrojtëse, kundër Covid-19.

Më tej, ajo ka thënë se qytetarët në qendrat e botimit të respektojnë distancën sakaq thotë se kutitë e votimit duhet të vendosen në distancë.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

“Janë marrë masa që dhe qendrat e votimit të kontrollohen dhe të respektohet distanca sa i përket numrit të kutive  që do të vendosen brenda një qendre votimi si dhe do të sigurohemi që brenda të rrijë numri minimal. Ashtu siç është ruajtur radha në market e banka edhe në qendrat e votimit, njeri duhet të jetë i ndërgjegjshëm vetë dhe duhet ta krijojë vetë atë”, tha Rakacolli.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment