Politike

Zgjedhjet e 25 prillit! Meta përsërit PARALAJMËRIMIN: Nëse ndonjë nga horrat e veshur polic guxon të prekë votën…s’ka vlerën 100 eurove

Kreu i shtetit Ilir Meta theksoi edhe njëherë që askush të mos guxonte të prekte vullnetin e popullit më 25 prill të vitit që vjen. 
Featured image of article: Zgjedhjet e 25 prillit! Meta përsërit PARALAJMËRIMIN: Nëse ndonjë nga horrat e veshur polic guxon të prekë votën…s’ka vlerën 100 eurove Ilir Meta

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përsëritur edhe njëherë paralajmërimin e tij për të gjithë punonjësit e Policisë.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, kreu i shtetit theksoi edhe njëherë që askush të mos guxonte të prekte vullnetin e popullit më 25 prill të vitit që vjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mos të guxojë asnjë polic, dhe me këtë kuptoj ata horrat e veshur polic. Nëse ndonjë nga horrat e veshur polic guxon, do të përfundojnë në këmbët e popullit. I bëj thirrje shqiptarëve që të çohen dhe të votojnë në 25 prill. Kjo datë është e rëndësishme. Shqiptari të ngrihet dhe të tregojë që vota e tij nuk shitet, nuk e ka vlerën 100 eurove, as një vend pune, as një gjobë që mund të falet në prag zgjedhje. Kjo është një gjë që s’mund të pranohet për vendin tonë. Të çohen të gjithë dhe të votojnë për shqipërinë në Europë,”-u shpreh presidenti.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment