
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka nënshkruar marrëveshjen e parë me aleatin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Dukën.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Duka do të jetë tashmë një nga tre emrat e parë të listës së koalicionit në qarkun e Durrësit, praktikisht te pjesa fituese. Mësohet ndër të tjera se në 12 qarqet e tjera të vendit, PAA-ja do të ketë kandidatë në çdo qark.
Ndërkohë në përfundim të procesit zgjedhor votat e marra nga kandidatët e PAA-së do të mblidhen për t’u përkthyer në poste në rast se arrijnë të qeverisin vendin ose zgjedhjet e ardhshme.
Kryedemokratike Basha do të vazhdojë takimet me aleatët e tjerë në vijim të punës për zgjedhjet e 25 prillit të 2021. Ditën e sotme, Basha është takuar me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili është e paqartë sesi do të vazhdojë fushatën dhe listimin në zgjedhje. Mediu prezantoi sot dhe veçmas 36 kandidatët e Partisë Republikane në zgjedhje.
(A.k.dosja.al)