Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, habit Rudina Hajdari: Quhemi lëvizje dështakësh vetëm nëse…

E ftuar në emisionin "Real Story", ajo pranoi se mund të jenë 'dështakë', por kjo fjalë nuk shkon për asnjë njeri që punon në mënyrë të ndershme dhe që kërkon të përfaqësojë ata njerëz të braktisur nga klasa politike aktuale.
Featured image of article: Zgjedhjet e 25 prillit, habit Rudina Hajdari: Quhemi lëvizje dështakësh vetëm nëse… Rudina Hajdari

TIRANË- Deputetja, Rudina Hajdari ka parashikuar edhe një dështim në zgjedhjet e 25 prillit me partinë më të re “Nisma Thurje”.

E ftuar në emisionin “Real Story”, ajo pranoi se mund të jenë ‘dështakë’, por kjo fjalë nuk shkon për asnjë njeri që punon në mënyrë të ndershme dhe që kërkon të përfaqësojë ata njerëz të braktisur nga klasa politike aktuale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mund edhe të quhemi dështakë. Ne jemi një lëvizje dështakësh, nëse dështak quhet një njeri që punon në mënyrë të ndershme. nëse një grua shqiptare punon tre punë dhe mban fëmijët dhe quhet dështake, ne përfaqësojmë ata. Nëse një student ekselent mbaron shkollën dhe nuk gjen punë e quhet dështak ne përfaqësojmë ata. Ne duam të përfaqësojmë ata njerëz që janë braktisur nga kjo klasë politike”, tha Hajdari.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment