Politike

Zgjedhjet 2021/ Raportuesja për Shqipërinë në PE: Aktorët politikë të vazhdojnë rrugën drejt BE

Isabel Santos shkruan se tanimë është koha që politikanët shqiptarë të vazhdojnë rrugën drejt Europës.
Featured image of article: Zgjedhjet 2021/ Raportuesja për Shqipërinë në PE: Aktorët politikë të vazhdojnë rrugën drejt BE Isabel Santos

BRUKSEL– Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos ka përshëndetur procesin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Twitter, ajo shkruan se tanimë është koha që politikanët shqiptarë të vazhdojnë rrugën drejt Europës.

Përgëzime për njerëzit e Shqipërisë për një proces zgjedhor që pavarësisht pandemisë Covid19 ishte i organizuar mirë. Tani është koha që të gjithë aktorët politikë të lëvizin përpara dhe së bashku të vazhdojnë rrugën drejt BE. Paç fat Shqipëri!,”-shkruan Santos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Shqipëria zgjodhi PS/ Si e sheh politika rezultatin e zgjedhjeve, kandidatët demokratë të hapur me rivalët, ‘heshtje’ në PD e Presidencë, nga LSI nis pranimi i humbjes (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Shto Koment