Politike

Zgjedhjet 2021/ Ambasadorja Yuri Kim jep “ok”: Populli foli qartë! Përgëzime Ramës e Bashës. Shkeljet? Prisni raportin e OSBE, ndiqni penalisht ata që shkelën ligjin…

Ambasadorja Yuri Kim falenderoi të dy liderët e partive të mëdha, Edi Rama dhe Lulzim Basha për fushatën e bërë, ndërsa shtoi se populli foli qartë. 
Featured image of article: Zgjedhjet 2021/ Ambasadorja Yuri Kim jep “ok”: Populli foli qartë! Përgëzime Ramës e Bashës. Shkeljet? Prisni raportin e OSBE, ndiqni penalisht ata që shkelën ligjin… Yuri Kim

TIRANË– Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka komentuar për herë të parë procesin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku fituese ka dalë Partia Socialiste. Kim falenderoi të dy liderët e partive të mëdha, Edi Rama dhe Lulzim Basha për fushatën e bërë, ndërsa shtoi se populli foli qartë. 

Sa i përket shkeljeve të pretenduara gjatë procesit zgjedhor por edhe numërimi, ambasadorja Kim kërkoi që palët të presin publikimin e raportit final të OSBE, duke shtuar se duhet të përdoret për të përmirësuar votimet e radhës. Në fund, Kim ka përcjellë edhe një mesazh për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, duke kërkuar ndjekjen e tyre nga instancat e drejtësisë. 

“Ne e përgëzojmë kryeministrin Edi Rama dhe PS në fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për udhëheqjen e një fushate të fortë që u dha zë shumëkujt & frymëzoi shpresë. Më e rëndësishmja, ne përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë. Duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar. Ne shpresojmë të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Prisni raportin final të OSBE, i cili duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet e Shqipërisë. Ne përsërisim që instancat ligjore duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkeli ligjin dhe pengoi të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe,”-shkruan Kim në postimin e saj. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJM KRYESOR:Zgjedhjet 2021/ PD s’e përtyp humbjen, shpresa tek votat e pavlefshme, Alibeaj: Mund të përmbyset gjithçka. LSI: Na kanë tjetërsuar votat. SHBA njeh rezultatin: Përgëzojmë Opozitën dhe kryeministrin Rama

(k.m/dosja.al)

Shto Koment