Politike

Zgjedhje të parakohshme? Spiropali i përgjigjet Bashës: Prisni 2021. Bardhi: Rama ka frikë nga ‘Zgjedhorja’

  • Kriza politike, Basha thirrje Ramës: Reflekto sa nuk është vonë!
  • Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali shkruan se Basha do të duhet të presë vitin 2021 për zgjedhjet e ardhshme. Reagon Gazmend Bardhi, duke u shprehur se kryeministri Edi Ram ka frikë nga Reforma Zgjedhore.
    Featured image of article: Zgjedhje të parakohshme? Spiropali i përgjigjet Bashës: Prisni 2021. Bardhi: Rama ka frikë nga ‘Zgjedhorja’ Lulzim Basha, Elisa Spiropali dhe Gazmend Bardhi

    TIRANË–  Deklarata e kryedemokratit Lulzim Basha ka shkaktuar replika nw distancw mes figaurave tw maxhorancws dhe opozitws.

    Thirrjes sw kreut tw PD-sw se kryeministri Edi Rama duhet tw shpallw zgjedhjet e parakohshme parlamentare iu pwrgjigj ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali. 

    Në reagimin e saj, Spiropali shkruante se Basha do të duhet të presë vitin 2021 për zgjedhjet e ardhshme duke i “prerë” shpresat se mund të ketë votime, duke shtuar gjithashtu se brenda muajit dhjetor do të ketë përfunduar Reforma Zgjedhore. 

    “Qeveria dhe shumica jonë e votuar për të qeverisur 4 vjet, kanë shumë detyra e punë për të realizuar deri në përfundim të mandatit, në respekt të kontratës me shqiptarët. Ata që e grisën kontratën me zgjedhësit e tyre, nuk kanë asnjë të drejtë po as edhe një shans gjithashtu, të grisin kontratën tonë,”-shkruan ndër të tjera Spiropali.

    Postimi i plotë:

    Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare duhet të presin zgjedhjet e radhës per t’u rikthyer në Parlament, prej ku u larguan vullnetarisht me daullet e fitores imagjinare!

    Qeveria dhe shumica jonë e votuar për të qeverisur 4 vjet, kanë shumë detyra e punë për të realizuar deri në përfundim të mandatit, në respekt të kontratës me shqiptarët. Ata që e grisën kontratën me zgjedhësit e tyre, nuk kanë asnjë të drejtë po as edhe një shans gjithashtu, të grisin kontratën tonë.

    Ne po përgatitemi për dy sezone të reja betejash në çdo drejtim dhe për një Shqipëri më të mirë në çdo fushë të jetës. Nga ana tjetër, sa më shumë Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare refuzojnë dialogun për reformën zgjedhore, aq më pak kohë kemi ne për të humbur me ta. Brenda dhjetorit do te votojme Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe do të vazhdojmë më tej me pikat kyçe të procesit të integrimit europian, duke përdorur si hartë drejtuese rezolutën e Bundestagut, si edhe të gjitha pikat e tjera të programit tonë për Shqipërinë që duam.

    Replikës së Spiropalit ndaj demokratit Basha i është përgjigjur vetë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi. 

    Bardhi shkruan se Edi Rama ka frikë nga reforma zgjedhore sipas kushteve të Gjermanisë dhe Bashkimit Europian pasi sipas tij vota e tij është blerë me paratë e krimit.

    “Elisa Spiropali duhet t’i mësojë Edi Ramës se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të Gjermanisë, nuk ngjan me traun e doganës, qe e ul e ngre vetë, sipas dëshirës. Reforma e vërtetë zgjedhore nuk kalon dot kontrabandë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Edi Rama ka frikë nga reforma zgjedhore sipas kushteve të Gjermanisë dhe Bashkimit Europian. Vota e lirë i jep fund pushtetit të tij të vjedhur dhe të blerë nga krimi dhe korrupsioni. Shqipëria si Europa është rruga e vetme. Edi Rama nuk e ndalon dot me asnjë makinacion!”

    Në një deklaratë për mediat, ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kampit kundërshtar të PS-së që të pranojë zgjedhjet e parakohshme. 

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment