Politike

Zgjedhje në fund të prillit? Meta nuk i përgjigjet pyetjes: Prioritet vetëm çelja e negociatave!

VIDEO
Presidenti Ilir Meta e anashkaloi pa përgjigje pyetjen duke u shprehur se fokusi i Shqipërisë duhet të jetë vetëm çelja e negociatave me BE-në.  
Featured image of article: Zgjedhje në fund të prillit? Meta nuk i përgjigjet pyetjes: Prioritet vetëm çelja e negociatave! Presidenti Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është pyetur nëse do të shpallë zgjedhjet pas miratimit të draftit të Reformës Zgjedhore. Meta e anashkaloi pa përgjigje pyetjen duke u shprehur se fokusi i Shqipërisë duhet të jetë vetëm çelja e negociatave me BE-në.  

PJESË NGA KONFERENCA:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

PYETJE: Si kreu i Sigurisë Kombëtare, a keni kërkuar informacion lidhur me ekzistencën e sekteve që nxisin ngjarje të tilla si ajo e Kombinatiy. Dhe drafi i KP përcakton periudhën 15 prill-15 maj për zgjedhje, a do t’i përmbaheni betimit tuaj për shpalljen e zgjedhjeve në të dielën e fundit të muajit prill?

Meta: Jam i shokuar, kam kërkuar informacione. Dhe do të mbajnë përgjegjësi. Dua të theksoj rëndësinë e ruajtjes së prioritetit për çeljen e negociatave.  Miratimi i Zgjedhores është kushti i parë, nuk janë vetëm formale. Kështu që faleminderit dhe do të dëgjohemi sërish.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment