LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhja e kandidatëve të PD nga anëtarësia, Bardhi i përgjigjet Ramës: Procesi ynë model për rajonin. Kandidatët e Ram

21 Tetor 2020, 16:36 Nga DOSJA
Zgjedhja e kandidatëve të PD nga anëtarësia, Bardhi i

TIRANE– Partia Demokratike nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i janë përgjigjur kryeministrit Rama për sa i përket përzgjedhjes së kandidaturave nga Partia Demokratike.

Bardhi shkruan se Rama nuk e di se çfarë do të thotë votë, pasi karriera e tij është e bazuar te krimi. Sekretari i Përgjithshëm i PD thotë se partnerët ndërkombëtarë i kanë sugjeruar kryeministrit që të marrë si shembull PD-në për këtë mënyrë përzgjedhjeje të kandidatëve, duke cituar edhe disa prej tyre, si drejtorin e programit për Europën në SHBA, Thibault Muzergues apo dhe Alex Shelbrooke, deputeti i Partisë Konservatore në Parlamentin Britanik.

Postimi i Gazment Bardhit:

E pashë Edi Ramën shumë të shqetësuar sot nga procesi më demokratik i këtyre 30 vjetëve të ndodhur në ndonjë parti në Shqipëri, përzgjedhjen e kandidatëve nga anëtarësia e PD. Edi Rama është i shqetësuar, sepse e di që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill. Edi Rama vetë nuk e di çfarë do të thotë votë, as nga anëtarësia e partisë, as nga qytetarët, sepse karriera e tij është e bazuar tek krimi, jo tek vota. Edi Rama u refuzua nga socialistët, të cilët ia rrëzuan platformën për kryetar më 8 Tetor 2005, por ai u emërua Kryetar i Partisë Socialiste përmes një procesi korruptiv. “Një pallat, një votë” ishte modeli me të cilin Edi Rama kapi PS dhe prej atëherë nuk lejon të votohet me në PS. Zgjedhja për qytetarët është e thjeshtë. Ata do të votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu.Më poshtë për kujtesë deklaratat e partnerëve ndërkombëtar që na kanë asistuar në këtë proces demokratik, ku i sugjerohet Edi Ramës që ta marr si shëmbull:

THIBAULT MUZERGUES
Drejtori i Programit për Europën pranë Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Dje, @lulzimbasha_al&@pdshqiperi ndërmorën një hap të guximshëm në përzgjedhjen e kandidatëve të partisë në mënyrë transparente nga anëtarësia e saj. Duke paraqitur një sërë rregullash të qarta për procesin e primareve, PD po tregon lidership në përzgjedhjen e kandidatëve si dhe një model për Shqipërinë dhe tërë rajonin”.

ALEX SHELBROOKE
Deputeti i Partisë Konservatore në Parlamentin Britanik

“Puna që bëmë së bashku [email protected]_Democracy, ndërsa isha Përfaqësues Ndërkombëtar i @Conservatives, ndihmoi Partinë Demokratike të Shqipërisë të modernizojë proceset e tyre të brendshme, përfshirë zgjedhjen e kandidatëve”.

FONDACIONI BRITANIK “WESTMINISTER FOUNDATION FOR DEMOCRACY”

“Partia Demokratike e Shqipërisë njoftoi dje se po krijojnë një Komision të ri për Përzgjedhjen e Kandidatëve të frymëzuar nga modeli i Partisë Konservatore. Themelimi i këtij organi të ri në strukturën e tyre partiake është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që zgjedhja e kandidatëve të jetë transparente, konkurrues dhe meritokratik. Jemi krenarë që kemi frymëzuar dhe mbështetur këtë iniciativë. Ky zhvillim është jetik për demokracinë në Shqipëri. Është nisma e parë e këtij lloji dhe hap rrugën për partitë e tjera në rajon që të ndjekin këtë model”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi partia demokratike gazment bardhi partia demokratike

Sondazh

Poll
Politike 21 Tetor 2020, 14:42

GREQI– Kryetari i Komitetit Parlamentar të Bashkimit Evropian, Manolis K. Kefalogiannis, ka komentuar vizitën e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Shqi...

Politike 21 Tetor 2020, 13:50

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama sërish ka përmendur presidentin e vendit gjatë aktivitetit që zhvilloi ditën e sotme në Elbasan. Rama u shpreh se Meta ka marrë t...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni