Politike

Zgjedhet/Procesi i numërimit drejt fundit, PS-ja fiton çdo bashki

Në më shumë se gjysmën e bashkive të vendit është mbyllur procesi i votimit, ku fitues janë kandidatët e PS-së. Bindja Demokratike ka marrë një numër të vogël votash në rang vendi.

SHQIPËRI- Partia Socialiste vijon e sigurt rrugën e fitores në zgjedhjet e 30 qershorit. Deri tani është mbyllur votimi në më shumë se gjysmën e bashkive, të gjitha të fituara nga Partia Socialiste. Të vetmit kundërshtar në këto zgjedhje për qeverinë, Bindja Demokratike.

Ndërkohë që dhe në bashkitë që ka nisur numërimi kandidatët e PS janë në një avantazh të thellë, herë me kundërshtarin dhe herë me veten e tyre, pasi nuk kishte alternativ tjetër për votuesit. Gjatë numërimit janë hasur dhe parregullsi, pasi në njësitë adminsitrative që është mbyllur procesi rezultatet e numërimit të votave me ato që janë hedhur në kuti kanë një disbalancë me njëra-tjetrën. Në shumë raste ka më shumë vota të numëruara nga ato që janë votuar.

Shto Koment