Rajoni

Zgjedhet në Maqedoni/ Menduh Thaçi: Të votohet Pendarovski, jemi në krahë të shqiptarëve

Menduh Thaçi ka bërë thirrje që të gjithë të votojnë numrin 3 pasi sipas tij PDSH-ja jep garanci për çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët.
Featured image of article: Zgjedhet në Maqedoni/ Menduh Thaçi: Të votohet Pendarovski, jemi në krahë të shqiptarëve Blerim Reka, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska

Maqedoni e Veriut-Kryetari i PDSH-së në Maqedoni Menduh Thaçi nga një miting në Studeniçan ka bërë thirrje që të votohet kandidati i koalicionit Stevo Pendarovski, ndërsa ai ironizoi me kandidaturën e Blerim Rekës.

Thaçi u shpreh se të gjithë duket të votojnë  numrin 3  pasi sipas tij PDSH-ja jep garanci për çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Mos të nxeheni me miq, bashkëpunëtorë dhe familjet tona. Nuk është momenti i garës politike. Ata që paraqiten në garën politike dhe e quajnë veten se kanë një kandidat shqiptar, i ngjajn asaj sikur kur luhet loja e futbollit dhe ata ushtrojnë mbas golit. Gara e vërtetë është fundi i garancës institucionale të Maqedonisë së Veriut, se rruga drejt NATO-s është pakthim. Institucioni i presidentit shtetit, është rrumbullakësimi i institucioneve që kanë marrë si obligim për të përmbyllur këtë proces të pakthyeshëm. Ju lutem që të angazhoheni që në këto zgjedhje ta votoni numrin 3, sepse unë dhe PDSH-ja jemi garancë për çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Menduh Thaçi,  kreu i PDSH-së në Maqedoni 

Tre kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut kanë nisur fushatën 20-ditore për të siguruar mbështetjen e qytetarëve për të parin e shtetit. Blerim Reka që mbështetet nga opozita shqiptare, Stevo Pendarovski, i partive në pushtet të udhëhequr nga socialdemokratët e kryeministrit, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska e opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE, janë pretendentët për të zëvendësuar kreun aktual të shtetit, Gjorge Ivanov.

J.V/Dosja.al

Shto Koment