Sport

Zgjatje kontratash dhe përgjysmim rrogash, dy idetë e FIFA-s për koronavirusin

A do i pranojnë lojtarët këto kushte? Po klubet, si do të reagojnë?
Featured image of article: Zgjatje kontratash dhe përgjysmim rrogash, dy idetë e FIFA-s për koronavirusin FIFA

FIFA po merr masa për koronavirusin. Nuk bëhet fjalë për aspektin shëndetësor, por për atë ekonomik.

Gazeta spanjolle “Marca” raporton se përfaqësues të shtëpisë botërore të futbollit kanë diskutuar gjatë sot për të gjetur një zgjidhje të kësaj situate të vështirë, që po kalojnë klubet në mbarë botën.

Çdo futbollisti do i propozohet heqja dorë nga 50% e rrogës, që është hapi i parë i kapërcimit të krizës. Lojtarëve të cilëve u përfundon kontrata me 30 qershor do të vijojnë të luajnë me skuadrat ku janë deri në një njoftim të dytë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Asnjë klub nuk mund të ndërpresë kontratat me ta, edhe pse qershori parashikohet si mbarimi i kontratës. Merkatoja e verës do të zgjasë më shumë, ndoshta nga gushti deri në janar.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment