Aktualitet

Zëvenëndës ministrja kundër testimit në masë: Nuk zgjidh problmin, e nuk na ndihmon

Më tej ajo u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë qenë jashtë apo kanë pasur kontakte me njerëz të ardhur nga jashtë menjëherë të flasë me mjekun e familjes apo epidemiologun.
Featured image of article: Zëvenëndës ministrja kundër testimit në masë: Nuk zgjidh problmin, e nuk na ndihmon Mira Rakacolli, zv. ministre e Shëndetësisë

TIRANË- Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka folur sot për debatin e testimit në masë, ku i shpreh se kjo gjë nuk e zgjidh problemin. Në një lidhje direkte me emisionin “Kjo Jave”, Rakacolli u shpreh se rruga e duhur është gjurmimi dhe testimi i atyre që kanë simptoma apo shenja klinike që mund të kenë koronavirusin.

Më tej ajo u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë qenë jashtë apo kanë pasur kontakte me njerëz të ardhur nga jashtë menjëherë të flasë me mjekun e familjes apo epidemiologun.

Bërja e testeve është e re për shkencën epidemiologjike. Ne po mësojmë duke bërë. Eksperienca e disa vendeve si Italia apo Kina në fillim bënin testime masive. Tregon që pozitiviteti ishte shumë i vogël. OBSH dhe ISDS thonë se vetëm rastet e dyshuara, që kanë shenja klinike duhen testuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të gjitha rasteve që i merret tamponi janë të dyshuar. Pra 100 veta duhen këta 100 të kenë shenja. Dhe pozitiviteti më i madh është 25%. Po gjurmojmë shumë sa më shumë njerëz që të kenë kontakte dhe të marrin tamponin. Ne po hasim një ekperiencë të re që sa janë të frikësuar dhe disa thonë që kanë logjikë për ta bërë, një pjesë thonë dhe fshehin që qenë jashtë apo kanë pasur kontakte”, u shpreh ministrja.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment