Rajoni

Zëvendësoi Irenejn/ Preket nga COVID-19 kreu i përkohshëm e Kishës Ortodokse të Serbisë, dërgohet në spital

Hrizostim Jevic u dërgua në spital për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore pasi edhe ai, njësoj si  ‘paraardhësi’ në detyrë është infektuar nga COVID-19. Deri më tani nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. 
Featured image of article: Zëvendësoi Irenejn/ Preket nga COVID-19 kreu i përkohshëm e Kishës Ortodokse të Serbisë, dërgohet në spital Hrizostim Jevic

BEOGRAD– Zëvendësuesi i Patriarkut Irinej në krye të Kishës Ortodokse të Serbisë është infektuar nga pandemia e koronavirusit. 

Hrizostim Jevic u dërgua në spital për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore pasi edhe ai, njësoj si  ‘paraardhësi’ në detyrë është infektuar nga COVID-19. Deri më tani nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. 

“Shkëlqesia e Tij Metropoliti i Dabro-Bosnjës z. Chrysostom, kujdestari i fronit patriarkal, u pranua në Qendrën Spitalore Klinike “Dr Dragisa Misovic” në Beograd në mbrëmjen e 4 dhjetorit 2020, për shkak të rezultatit pozitiv të testit për virusin Covid-19,” tha Kisha Ortodokse serbe në një deklaratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jeviç nuk është pasuesi zyrtar i Irinej, pasi po qëndron në detyrë vetëm si administrator i Kishës Ortodokse Serbe. Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej vdiq disa ditë më parë nga Covid-19 në moshën 90-vjeçare.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment