Showbiz

Zëvendësoi Dr.Florin, flet vëllai Alban Kondi: Si lindi bashkëpunimi me “West Side Family” për këngën “7 ditë”

Alban Kondi është bashkuar me grupin "West Side Family" për këngën "7 ditë".
Featured image of article: Zëvendësoi Dr.Florin, flet vëllai Alban Kondi: Si lindi bashkëpunimi me “West Side Family” për këngën “7 ditë” Alban Kondi dhe grupi 'West Side Family'

Tiranë- Këtë vit pjesë e festivalit të “Këngës Magjike” ishte edhe grupi i “West Side Family”. Ajo që u vur re ishte se

Landi dhe Miri u bënë pjesë e festivalit pas 11 vitesh mungesë dhe se në vend të të ndjerit Dr.Florit, i pranishëm ishte vëllai i tij. Alban Kondi.  Me këngë “7 ditë” në këtë festival ata i dhuruan publikut një performancë magjike.

Pas performancës në skenë ata Alban Kondi u shpreh për mediet për këtë bashkëpunim.  “Ka ardhur natyrshëm. Nuk është se ne jemi ulur, kemi diskutuar dhe kemi vendosur. Mbasi mbaruam këngën ishte e pamundur të bënim një klip dhe e menduam ta sjellim në skenë”, tregoi Albani. Duhet të themi se Alban Kondi nuk do të jetë gjithmonë pjesë e këtij grupi, me këngët që sjellin në treg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kënga Magjike” mbrëmë u fitua nga këngëtarja Eneda Tarifa, me këngën  “Ma zgjat dorën”. Tarifa pas votave të këngëtarëve, jurisë dhe publikut mundi që të rrëmbejë çmimin e parë. Çmimin e dytë e mori Fifi, ndërsa të tretin u rendit këngëtarja Anxhela Peristeri.

J.V/Dosja.al

Shto Koment