Politike

“Zero mundësi të zbulohet vota”/ Lapaj sifdon Celibashin: Zgjidh 1 bllok çfarëdo nga ata të votimit, dhe unë do e gjej për kë ke votuar

Në një status në Facebook, teksa ka publikuar lajmin e Dosja.al ku pasqyrohet qëndrimi i kryekomisionerit, i cili tha se kjo skemë e Lapajt ka zero shanse që të funksionojë, avokati e fton Celibashin të zgjedhë një bllok çfarëdo.
Featured image of article: “Zero mundësi të zbulohet vota”/ Lapaj sifdon Celibashin: Zgjidh 1 bllok çfarëdo nga ata të votimit, dhe unë do e gjej për kë ke votuar Adriatik Lapaj

TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj ka sfiduar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi në gjetjen e votuesit përmes skemës që ai vetë ka publikuar ditë më parë, duke llogaritur radhën e qytetarit me fletën që ai zgjedh, përfshirë këtu edhe QR-Kod-in që mban letra.

Në një status në Facebook, teksa ka publikuar lajmin e Dosja.al ku pasqyrohet qëndrimi i kryekomisionerit, i cili tha se kjo skemë e Lapajt ka zero shanse që të funksionojë, avokati e fton Celibashin të zgjedhë një bllok çfarëdo.

Në këtë mënyrë, Lapaj do t’i vërtetojë Celibashit se skema për të cilën ai foli funksionon vërtetë, pasi do të gjejë personin që ka votuar pas bllokut që do të zgjedhë vetë kryekomisioneri.  

Postimi i plotë:

NJË REPLIKË ME Z. CELIBASHI
Që në krye të herës e falenderoj Z. Celibashi për përgjigjen! E vlerësoj! Kam konsiderata për personin e tij dhe profesionistin që përfaqëson, por më duhet të them se përgjigjia e tij nuk është ezuaruese. Unë kam ngritur një pyetje: A mund të lexohet vota e x shtetasi nëse personeli i qendrës së votimit (1 prej tyre) ka dashur ta lexojë? Teknikisht a ekziston mundësia?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Z. Celibashi thotë 0 mundësi ka të lexohej vota pasi humbet radha e blloqeve. Ky argument qëndron në nivel makro, pra nëse dikush se ka pasur si qëllim identifikimin si proces në tërësi në mbarë vendin. Pyetja ime ka qenë tjetër, po kur identifikimi ka qenë qëllim…pra teknikisht a mund të ndodhte identifikimi? Ka ndodhur apo jo për mua nuk ka rëndësi. Askush se provon dot. Ama ajo që mund të provojmë është fakti se teknikisht a mund të ndodhte identifikimi.

Kur Z. Celibashi thotë 0 mundësi, unë nuk kam rrugë tjetër veçse ta ftoj që ai vetë të zgjedhë 1 bllok çfarëdo nga ata të votimit dhe live në KQZ të simulojmë votimin dhe unë do të gjej kë ka votuar Z. Celibashi.

Celibashi më parë, duke iu përgjigjur pyetjes të bërë po nga Lapaj mbi mundësinë e identifikimit të votesve në këto zgjedhje me anë të Bar-Kodit në fletën e votimit, u shpreh se kjo gjë është e pamundur dhe se ka zero shanse që të zbulohet për shkak se nuk plotëson kushtet e nevojshme, të cilat janë radha e votuesit dhe fleta që ai votues ka marrë.

(I.A/dosja.al)

Një Koment në ““Zero mundësi të zbulohet vota”/ Lapaj sifdon Celibashin: Zgjidh 1 bllok çfarëdo nga ata të votimit, dhe unë do e gjej për kë ke votuar

  1. Avokat, Ju keni te drejte,npor fatkeqesisht KQZ eshte e pushtetit jo e pavarur…ja do ta shikojme tani edhe KQZ edhe Kolegjin zgjedhor me ankimimet qe do bej opozita….sic i rrezuan listen per depute ashtu do ja hedhin poshte dhe gjithe ate maskarade qe u be, si ne elbasan edhe ne durres me fondet e buxhetit te shtetit e shume te tjera….se ashtu urdheron partia….

Shto Koment