LIVE UPDATES
Politike

“Zëri i Amerikës”: Zgjerohet përplasja Berisha-Basha brenda PD

23 Tetor 2021, 20:37 Nga DOSJA
“Zëri i Amerikës”: Zgjerohet përplasja Berisha-Basha

Në Shqipëri, Partia Demokratike e opozitës është përfshirë në një debat të brendshëm lidhur me autoritetin drejtues të partisë më të madhe opozitare. Partia Demokratike sapo është kthyer brenda institucioneve pas 2 vjet braktisje të parlamentit dhe pushtetit vendor.

6 muaj më parë opozita humbi zgjedhjet e përgjishthshme të 25 prillit, ndërsa sekretari amerikan Anthony Blinken shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij si të papërshtatshëm për të shkuar në SHBA. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përjashtoi nga grupi parlamentar deputetin Berisha, pasi u shpall non grata nga SHBA.

Por ky i fundit tha se “vendimi personal i kryetarit Basha shkelte rregullat e parties” dhe nisi një tur takimesh në qytete të ndryshme, duke kërkuar “një kongres të jashtëzakonshëm partiak, data e të cilit do të shpallet javën e ardhshme pas mbledhjes së firmave të mjaftueshme” – si u shpreh ai. Por kryetari Basha deklaroi edhe sot, si shpesh herë së fundi, se ai kongres nuk do të mbahet dhe se Sali Berisha nuk ka nga statuti i partisë ndonjë mbifuqi që të thërrasë forumet e partisë.

Neni 3 i Statutit të Partisë Demokratike është i qartë sa i takon orientimit euro-atlanetik të Partisë. E përsëris që Kuvend Kombëtar që të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur sa kohë të jem unë kryetar i partisë. Për këtë mandat kam marrë shumicën dërrmuese të votave të anëtarëve të PD-së, dhe objektivi është rrëzimi i regjimit të Edi Ramës dhe ardhja e PD-së në pushtet” – tha zoti Basha.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e përjashtoi deputetin Berisha nga grupi parlamentar i partisë pasi ky i fundit, i shpallur non grata nga SHBA-të, deklaroi se do të vetëmbrohej pa e përfshirë partinë në këtë çështje. Por ai nisi një seri takimesh në qytete të ndryshme, ku po mbledh firma për t’i kërkuar partisë “të mbledhë Kuvendin e vet për të diskutuar vendimin personal të kryetarit Basha ndaj tij si” shkelje e statutit të partisë”.

Zoti Basha tha se zoti Berisha mund të thërrasë institucione paralele në përpjekjet e tij për ta kthyer partinë në një bunker për hallet e tij personale, por PD, anëtarët e saj dhe qytetarët shqiptarë kanë halle dhe përparësi të tjera.

“Kryetari i partisë, – theksoi ai, – nuk do të thërrasë kongres për të ngritur bunker në shërbim të askujt”.

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, përcaktoi në maj zotin Berisha, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, si individë që nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së ish-kryeministrit Berisha në korrupsion domethënës. Sekretari Blinken theksoi se zoti Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Partinë Demokratike dhe drejtuesin e saj Basha se, “duke kërkuar vettingun e politikanëve përmes SPAK-ut, ka dëshmuar se ai është skllav i kryeministrit Rama”. Por zoti Basha theksoi se nisma e opozitës për ndryshime kushtetuese mbi vetingun e pastërtisë së figurës dhe pasurisë së politikanëve u shpall qysh në vitin 2018, kur kërkesën e firmosi edhe zoti Berisha, dhe tani ajo po e kërkon përsëri vetingun, pasi reflektoi në të komentet e Komisionit të Venecias.

“Unë i qëndroj firmës time të vjeshtës 2018. Nëse dikush tjetër i qëndron apo ka ndryshuar mendim, kjo është çështje e çdokujt tjetër” – tha zoti Basha.

Ai theksoi se është i gatshëm që vetingu i politikanëve të nisë prej tij, por nuk mund të kuptonte përfaqësuesit socialistë, që kanë frikë të zbatojnë mbi politikanët atë që e kërkuan dhe po e zbatojnë mbi gjyqtarët.Krahas vetingut të politikanëve, opozita kërkoi në parlament 3 komisione hetimore për zgjedhjet e  përgjithshme, për incenseratorët dhe çështjen Beketi.

Socialistët në shumicë, në mandatin e tretë qeverisës, rrëzuan këtë të fundit dhe u larguan nga komisioni për hetimin e zgjedhjeve, ndërsa kërkesa për hetimin e inceneratorëve pritet të shqyrtohet javën e ardhshme.

Marrë nga VOA 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha perplasjet ne pd sali berisha lulzim basha perplasjet ne pd sali berisha

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?