KRYESORET
Aktualitet

Zëri i Amerikës: Dy vendime të KLGJ-së u ofrojnë gjyqtarëve mburojë përballë ILD-së

29 Tetor 2021, 16:51 Nga DOSJA
Zëri i Amerikës: Dy vendime të KLGJ-së u ofrojnë

TIRANË– Dy vendime të njëpasnjëshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) rrezikojnë të kthehen në një mburojë për gjyqtarët përballë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Si për rastin e një gjyqtareje të Apelit të Tiranës, për të cilën ishte kërkuar shkarkimi, ashtu dhe më pas për dy gjyqtarë të Apelit të Vlorës, për të cilët ishte kërkuar masë disiplinore, KLGJ-ja ka vendosur pezullimin e procedimit disiplinor, me arsyetimin se duhej pritur vendimi i formës së prerë nga organet e Vettingut. Pezullimi i një procedimi disiplinor të kërkuar nga Inspektoriati parashikohet në ligjin për Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili në asnjë rast nuk e njeh Vettingun si shkak. Ndonëse në një përgjigje për Zërin e Amerikës, Këshilli I Lartë GJyqësor, jep një tjetër interpretim.

Në 30 prill të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Apelit të Tiranës Evjeni Sinoimeri, për shkak se ajo nuk justifikonte dot burimin e pasurive të saj. Paralelisht, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kishte nisur procedimin ndaj saj, duke i kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, po shkarkimin e saj, për këtë herë nga radhët e magjistratëve, duke qenë se gjyqtarja kishte më shumë se 1 vit që nuk paraqitej në punë, pasi kishte konsumuar një leje dyvjeçare të marrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Zonja Sinoimeri, vijon të ketë statusin e magjistratit dhe të përfitojë 70 përqind të pagës, deri kur të shprehet Kolegjit i Posaçëm i Apelimit (KPA).

Por në 11 tetor, kërkesa e ILD-së ndaj gjyqtares u pezullua nga KLGJ-ja “deri në marrjen formë të prerë të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”. Dy javë më pas, më 25 tetor, i njejti argument përdoret sërish nga KLGJ, këtë herë për dy gjyqtarë të tjerë të Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj dhe Nazmi Troka. Për ta Inspektoriati kishte kërkuar uljen e pagës për një vit, si masë disiplinore lidhur me një vendim për rishikim mase sigurie në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale.

Gjyqtari Petrit Aliaj është shkarkuar ndërkohë nga KPK-ja për mosjustifikim të pasurisë dhe është në pritje të vendimit të KPA. Ndërsa gjyqtari Troka, është në pritje të vlerësimit nga KPK-ja.

Për të dy sërish KLGJ përdori të njejtin metër. Madje e shtriu dhe më tej. Nëse gjykatësi Aliaj ishte rast i njejtë me atë të zonjës Sinoimeri, sa i takon raportit me procesin e rivlerësimit, për gjyqtarin Troka, ndonëse nuk ka ende asnjë vendim as të KPK-së, relatori i çështjes Maksim Qoku, tha gjatë seancës, se “vendimi që është marrë në shqyrtim për realizimin e këtij procedimi disiplinor, është pjesë e objektit të KPK, kështu që do të ishte e parakohshme një vendimmarrje për masë disiplinore”.

Madje sipas tij, duke qenë se procedimi ndaj tyre ishte për të njejtin rast, ndarja e vendimmarrjes “atëherë do të conte në një paragjykim të cështjes, nëse do të gjykoheshin të ndarë e do të paragjykohej dhe vendimmarrja”.

Pezullimi i një procedimi disiplinor parashikohet nga ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në dy nene të tij, neni 126 dhe 145. Neni 126 saktëson se : “Inspektori i Lartë i Drejtësisë vendos pezullimin e hetimit disiplinor kur është duke u zhvilluar hetim penal ose një proces gjyqësor penal, administrativ ose civil: a) në të cilat, njëra nga palët është magjistrati” dhe kur “b) shkelja e dyshuar lidhet me të njëjtat fakte, për të cilat do të merret vendimi”.

Neni 145 i cili flet për pezullimin nga ana e Këshillit, si atij Gjyqësor ashtu dhe atij të Prokurorisë, i referohet të njëjtave raste të parashikuara në nenin 126.

Në asnjë rast, përfshirja e një gjyqtari, apo dhe prokurori, në procesin e rivlerësimit, nuk parashikohet si shkak për ndërprerjen e procedimit disiplinor.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, për vendimin e fundit ndaj dy gjyqtarëve të Apelit të Vlorës, KLGJ i bën një interpretim nenin 126, ndonëse ai është taksativ në përcaktimin e kushteve për pezullim. KLGJ shpjegon gjithashtu se “vendimmarrja është bazuar dhe në nenin 66 të Kodit të Procedurave administrative”, nen i cili ngjashëm, parashikon pezullimin nga një organ publik, të një çështjeje për zgjidhjen e së cilës është kompetente një gjykatë ose një organ tjetër. Në këtë mënyrë, KLGJ i njeh procesit të rivlerësimit një superioritet të debatueshëm ndaj vetvetes apo dhe ILD-së, ndonëse të dyja janë organe kushtetuese.

Nga ana tjetër rrezja e veprimit të vettingut është shumë herë më e gjerë, ndërkohë që KLGJ dhe ILD, veprojnë mbi raste konkrete, të cilat jo detyrimisht përfshihen në rivlerësim. Vetë KLGJ në përgjigjen e saj pranon se për zotin Aliaj, “shkelja e dyshuar nuk lidhet me faktet objekt i procesit të rivlerësimit ndaj tij”, e megjithatë preferon të presë përfundimin e këtij procesi. Ndërkohë që në rastin e gjyqtares Sinoimeri, vetë KPK, në vendimin e tij ka vlerësuar se “shkelja disiplinore lidhur me etikën…, është kompetence vlerësimi e KLGJ-së”, duke qenë se periudha kur ka ndodhur është tej asaj që përfshihet në rivlerësim.

Nga ana e saj, ILD-ja, në përgjigjen ndaj Zërit të Amerikës, u shpreh se Inspektori i Lartë Artur Metani “nuk mund të bëjë komente apo deklarata jashtë procesit në lidhje me çështje të cilat janë në trajtim”, se “ai është në pritje të vendimit të arsyetur” dhe se “qëndrimin e tij e ka shprehur në seancë”, gjatë së cilës, zoti Metani e ka kundërshtuar propozimin e relatorit, duke u shprehur se ashtu si dhe në rastin e zonjës Sinoimeri “i qëndroj mendimit, që KLGJ e ka mundësinë ligjore për të vazhduar procedimin në fazat e mëtejshme”.

Vendimet e fundit të KLGJ rrezikojnë të krijojnë një precedent problematik, duke ngritur një barrierë mbrojtëse, për gjyqtarët të cilët mund të jenë subjekt procedimesh të ndryshme nga ILD-ja. Vetë KLGJ, rastin e gjyqtares Sinoimeri, e përdori dy javë më pas për dy gjyqtarët e tjerë. Anëtarja Brikena Ukperaj, e përmendi pikërisht me termin precedent, kur doli në mbrojtje të qëndrimit të relatorit. Një precedent nga i cili mund të përfitojnë të gjitha ata, mes gjysmës së gjykatësve që ende nuk kanë mbyllur hesapet me Vettingun, por që do të gjenin kështu një mburojë ndaj shkeljeve të mundshme.

Marrë nga VOA 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Sondazh

Poll

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë

Tifozët

Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ende punë për të bërë, SHBA s'ndalon ndihmën

Trafikimi i qenieve njerëzore, Osmani: Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit

Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik

Zgjedhja e pasardhësit, Meta: Kuvendi të bëjë punën e tij, Opozita më e mirë janë shqiptarët

"Kush e bëri hapin e parë?"/ Pajtimi me Kim, Meta: S'shoh asnjë problem...

Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria

Aksident i trefishtë në Vlorë, makinat bëhen 'copash' në Skelë, shkak shpejtësia

Makina e policisë e dhunuar, gjendet një thikë në vendngjarje

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk më ka sjellë asnjë emër

Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00

Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të negociojmë, sillni emrat

Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces?

Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet Balla: Mos u nxeh!

Presidenti/ Alibeaj: PS do presidentin e saj, jo për popullin

Mediu: S'ka kohë për 8 e 10 kandidatë, Opozita duhet të ketë kandidatin e saj

'21 Janari'/ Tabaku: Duam të dimë kur do arrestohet X ministër. Balla: E di për kë e kam...

Dosja e '21 Janarit'/ Balla: Kam besim se do hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet punë e madhe për t'i luftuar

Pastrimi i parave, Çela: S'po bëhet mjaftueshëm, shqetësuese pasi po burojnë nga...

Harta e re gjyqësore/ Manja: Propozojmë një gjykatë të Apelit, s'ka ndryshime në ligj për Vettingun

Kryeministri mbaron fjalimin, qytetari 'zbrazet': Rama ik!

Integrimi në BE, McAllister: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, pa opozitë të fortë s'ka ecuri

'Do bashkëpunoni me Berishën?' McAllister i bën bisht pyetjes: Nuk është vendi për komente

“Ndahemi nga RMV”, McAllister-Ramës: Planet B e C mirë do të ishte të mos thuhen publikisht

Arrestimi i 2 ish-ministrave dhe deputetit të PS, McAllister: Inkurajoj autoritetet shqiptare

'1.500 vende të lira pune'/ Rama: S'ka profesionistë, mos të kërkojnë punë shteti

Finalja/ Masa edhe në shëndetësi, dyfishohen ekipet mjekësore, urgjenca në shërbim

Shkatërrimi i dosjeve në Kadastrën e Durrësit, Manja: SPAK ka nisur hetimet, kaq mund të them

'Kush është zyrtari i lartë, Lame?' Manja: Nuk i druhem asnjë presioni, dosja është e nxehtë

Manja: Janë thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me detyrën, 0 shance që të zhduken provat

Manja: Kallëzim në SPAK për Drejtoreshën e Agjensisë së Trajtimit të Pronave

Kupa e Conference League bën bashkë Veliajn e Dukën, dyshja shtrëngojnë duart në shesh

Vota e diasporës, Alibeaj: Vota vidhet brenda Shqipërisë, jo më jashtë

Vota e Diasporës, Gjiknuri: Jemi gati edhe për Reformën, të krijojmë një regjistër

Votat e Diasporës, Kryemadhi: Jemi avokatë të shqiptarëve jashtë Shqipërisë

Votat e Diasporës, Kim: Zgjedhjet e 25 prillit, jo perfekte, erdhi koha të veprojmë

SHBA si 'as' nën mëngë/ Berisha-Ballës: Ti mendon se u bëre amerikan? Mos fol...

Grabitja e Rinasit, avokati: Talo Çela s’mori pjesë, kishte gjurin e dëmtuar, s'kam kontakte

Balla-Kosovës: Eja në Ballkanin e Hapur, mos bini pre e keqinformimeve