Sport

Zënkë me partneren, ja çfarë kishte në duar Aldo Teqja, kur u vetëhodh nga kati i gjashtë i pallatit!

Pasi është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, portierit të Partizanit, Aldo Teqja ka pasur në duar disa bizhuteri me vlerë të lartë.
Featured image of article: Zënkë me partneren, ja çfarë kishte në duar Aldo Teqja, kur u vetëhodh nga kati i gjashtë i pallatit! Aldo Teqja, portieri i Partizanit

TIRANË- Dy ditë më parë  një ngjarje e  rëndë  ndodhi në Kryeqytet, ku portieri i Partizanit, Aldo Teqja u vetëhodh nga kati i gjatë i pallatit.

Çuditërisht futbollisti ka shpëtuar mrekullisht dhe tashmë ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ai menjëherë është është dërguar në spitalin e  traumës, ku fatmirësisht ka arritur të shpëtojë.

Shkak për  rrëzimin nga kati i gjashtë i pallatit ka qenë si rrjedhojë e një zënke me partneren e tij, shkruan TopChannel. Ata kanë qenë duke u kthyer në shtëpinë e tyre që ndodhet tek ‘Komuna e Parisit’ rreth orës 19:40, e më pas ka zbritur i pari nag makina  për t’u ngjitur drejt apartamentit të tij.

Teksa partnerja ka qëndruar pas për të parkuar automjetin, futbollisti është ngjitur i vetëm në katin e gjashtë, dhe sipas dëshmitarëve thuhet se partnerja e Teqes ka qenë e para që e ka parë portierin e Partizanit poshtë pallatit të rënë nga kati i 6-të.

Kujtojmë që pas aksidentit të rëndë u tha se portieri vuante nga depresioni, prandaj dhe kishte përfunduar duke u hedhur nga ballkoni.

Ndërsa nga policia është raportuar se kjo ngjarje është një vetëhedhje të portierit.

Por është parë gjithashtu që në duar, Teqja kishte disa bizhuteri me vlerë të lartë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment