
TIRANË– Këngëtarja Leonora Jakupi, është një ndër personazhet më të pëlqyera dhe më të komentuara për karrierën e saj dhe për jetën private. Këngëtarja, e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” ka zgjedhur të zbuloj shumë gjëra nga jeta e saj private, zënkat me kolegët dhe deri tek detajet e dasmës.
Në një pyetësor me titujt e këngëve të saj ndër vite këngëtarja ka zbuluar që e ka gjetur dashurinë e jetës dhe pse nuk ka marrë nga ai akoma një diamant, çka nënkupton një propozim për martesë.
PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:
Florjan Binaj–Zemra kërkon?
Leonora Jakupi: Gjithmonë dashuri.
Florjan Binaj: A e gjeti më në fund zemra të duhurin, atë që po kërkonte?
Leonora Jakupi: Po
Florjan Binaj: A të dhuron shumë diamant ai që të ka rrëmbyer zemrën?
Leonora Jakupi: Jo asnjë diamant nuk kam marrë!
Florjan Binaj: Pa asnjë dyshim, a do të kemi dasëm në 2021, meqëse je shprehur se në 2020 do të kishte dasëm?
Leonora Jakupi: Dasëm tradicionale sigurisht jo, shpresoj që po.
Ndërsa në lojën pije ose thuaje këngëtarja u pyet për raportin me kolegët kë ka mik dhe me cilin nuk flet.
Vikena Kamenica –Prej vitesh je në industrin e showbizit shqiptar, ndaj sot në ‘Shiko Kush Luan’ emrin e personazhit publik shqiptarë që e ke mik ose mikesh koke dhe emrin e personazhit që nuk do t’i flisje kurr ose nuk i flet?
“Unë nuk jam person që mbaj inate, por “hë për hë” nuk do i flisja Nora Istrefit. Janë arsye të forta, se ka bërë një gabim të madh ndaj meje…”- është shprehur këngëtarja.
(d.k/dosja.al)