Aktualitet

“Zemra jote mund të jetë bosh, nuk e sheh më”/ Arbana Osmani emocionohet për dedikimin e Ramës ndaj nënës së tij: Është një nga më të bukurat që kam lexuar

Arbana Osmani është shprehur se postimi i fundit i Ramës për nënën e tij është nga dedikimet më emocionuese që ajo ka lexuar ndonjëherë. 
Featured image of article: “Zemra jote mund të jetë bosh, nuk e sheh më”/ Arbana Osmani emocionohet për dedikimin e Ramës ndaj nënës së tij: Është një nga më të bukurat që kam lexuar

TIRANË- Moderatorja Arbana Osmani është emocionuar për dedikimin që kryeministri Edi Rama ka bërë së fundmi për nënën e tij. Prezantuesja e ka shpërndarë postimin e Ramës në profilin e saj në Instagram, ku shkruan se është një nga dedikimet më emocionuese që ajo ka lexuar ndonjëherë.

“Një nga dedikimet më të bukura që kam lexuar ndonjëherë për nënën”, shkruan Arbana, teksa riposton statusin e Ramës, që është si më poshtë:

Mund të derdhësh lot pse iku, Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi. Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet, Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë. Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më, Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me te. Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen, Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të. Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj. Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të. Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota. Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara… ***Edhe në emër të familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm. Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurrueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Arbana Osmanit

 

Aneta Rama u nda nga jeta të shtunën, në moshën 82-vjeçare. Lajmin e dha në vetë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë Edi Rama, ku u shpreh se ajo ishte drita e shtëpisë. Ndërsa Greg Rama theksoi se këshillat e gjyshes së tij ka qenë gjithmonë të vyera. Ceremonia e varrimi u krye pasditen e së shtunës, duke respektuar protokollin e sigurisë.

J.V/Dosja.al 

Një Koment në ““Zemra jote mund të jetë bosh, nuk e sheh më”/ Arbana Osmani emocionohet për dedikimin e Ramës ndaj nënës së tij: Është një nga më të bukurat që kam lexuar

  1. KY EDI RAMA I KA NXJERR SHUME TELASHE KESAJ MAMAJE, QE KUR NUK U PASTROJKE DHE MBANTE ERE TE QELBUR,PASTAJ KUR E SHQELMUAN ,PASTAJ KUR E FUTEN NE BURG NE FRANC PER HAJDUT IKONESH,PASTAJ KUR ISHTE THUEPISET,PASTAJ KUR I DHUNONT FIZIKISHT GRUAN E TIJ PASTAJ FILLOJ TE PERDORT KOKAINE ,PASTAJ KUR E AKUZOJ BABAIN E TIJ KRISTAQIN PER INCEST ME GRUAN E TIJ DHE PER GREGUN ME YMER GELBAZA KELLIRA BASHKPUNIMI ME KRIMIN E ORGANIZUAR ETJ ETJ…YMER GELBAZA KELLIRA

Shto Koment