Bota

Pas masakrës në Christchurch, Zelanda e Re voton ligjin për ndalimin e përdorimit të armëve

Pas sulmeve në Christchurch, parlamenti i Zelandës së Re ka votuar për të ndaluar përdorimin e të gjitha llojeve të armëve gjysmë automatike dhe pushkëve.
Featured image of article: Pas masakrës në Christchurch, Zelanda e Re voton ligjin për ndalimin e përdorimit të armëve

Ligji për reformën e armëve kaloi në parlament pas fjalës së kryeministres së vendit, Jacinda Ardern.

Kryeministrja e vendit njoftoi ndryshime në ligj pas vrasjes së 50 njerëzve muajin e kaluar në dy xhami në Christchurch. Në fjalën e saj në parlament ajo tha se ky ligj do vij si pasojë e kësaj masakre dhe në kujtim të njerëzve të vrarë, sipas BBC. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Këto armë u projektuan për të vrarë dhe ishin të dizajnuara për të prishur marrëdhëniet mes njerëzve dhe kjo është ajo që ndodhi më 15 mars,” – tha Ardern para deputetëve.

L.K/Dosja.al

Shto Koment