Bota

Zelanda e Re ndalon përdorimin e qeseve plastike në mbarë vendin

Sipas Ardern, ndotja plastike ishte çështja problematike që dëgjohet më tepër në vendin e saj. Për shumicën e fëmijëve në Zelandën e Re, ky është një nga problemet kryesore, ndaj ajo vendosi të ndalohet përdorimi i tyre.
Featured image of article: Zelanda e Re ndalon përdorimin e qeseve plastike në mbarë vendin Kryeministria e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

ZELANDA E RE- Sipas një studimi në të gjithë botën 1 trilionë qese plastike janë hedhur pasi janë përdorur vetëm një herë, kjo vlerësohet me 2 milion qese çdo minutë!

Gjatë vitit 2018, ka pasur një shtysë të konsiderueshme drejt ndalimit të plastikës, disa qytete nw botw dhe kompani tw ndryshme kanw ndaluar pwrdorimin e tyre, duke i zwvendwsuar me qeset prej letre.

Më 10 gusht, Zelanda e Re hodhi idenw nw parlament pwr ndalimin e pwrdorimit tw qeseve plastike. Në një konferencë për shtyp, Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern njoftoi vendimin e ndalimit të qeseve plastike, që do të hyj në fuqi vitin e ardhshëm.

“Ne po marrim hapa domethënës për të zvogëluar ndotjen nga mbetjet plastike, për të mos dëmtuar gjeneratat e ardhshme.”– u shpreh ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është vlerësuar se Zelanda e Re përdor 750 milionë çanta plastike çdo vit. Shitësit me pakicë në të gjithë vendin kanë gjashtë muaj për të ndaluar furnizimin me qese plastike. Në raste mos respektimit të ligjit, gjoba që do të vendoset do të jetë deri në 100 mijë dollarë.

Zelanda e Re nuk është vendi i parë që ndalon qeset plastike. Bangladeshi ndaloi përdorimin e qeseve plastike në 2002 dhe që atëherë, 13 vende të tjera kanë ndjekur shembullin.

Burimi: Ten Tree

L.K/Dosja.al

Shto Koment