Politike

Zef Mazi i sheh ndryshimet kushtetuese ndryshe nga të gjithë: Afrojnë Shqipërinë me BE-në, u përmbysh kërkesa e Këshillit Evropian

Mazi shkruan se tani është koha që palët të ulen në dialog, dhe se ndryshimet e sotme janë vijimi i ndryshimeve të miratuara në 23 korrik.
Featured image of article: Zef Mazi i sheh ndryshimet kushtetuese ndryshe nga të gjithë: Afrojnë Shqipërinë me BE-në, u përmbysh kërkesa e Këshillit Evropian

TIRANË- Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me Bashkimin Evropian, Zef Mazi, ka komentuar sot ndryshimet kushtetuese që hapin listat dhe ndalojnë koalicionet. Në një reagim të publikuar në disa media pranë qeverisë, Mazi shkruan se tani është koha që palët të ulen në dialog, dhe se ndryshimet e sotme janë vijimi i ndryshimeve të miratuara në 23 korrik.

Më tej për sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ai shton se kjo është në përputhje me një kërkesë të Këshillit Evropian që në mars të këtij viti.

“Miratimi sot nga Parlamenti i Shqiperise i disa ndryshimeve kushtetuese, ne vijim te miratimit parlamentar te dates 23 korrik, për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, sipas rekomandimeve te OSBE/ ODIHR-it, eshte me rendesi te madhe per vendin tone. Ky miratim eshte nje hap tjetër përpara, nje afrim i metejshem i vendit me BE, ai eshte përmbushje e nje kerkese tjetër qe Keshilli Evopian beri ne mars te këtij viti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rendesi te vecante ka qe te gjithë faktoret politike te vazhdojnë dialogun e tyre konstruktiv, ne menyre gjithëpërfshirëse, bashkepunese, duke gjetur rrugët per te ecur përpara, qe miratimet e ndryshimeve kushtetuese sot te reflektohen ne Kodin Zgjedhor përsëri përmes nje dialogu te tille gjithëpërfshirës, konstruktiv dhe rezultativ. Kjo eshte vetëm ne te mire te vendit tone”, është shprehur Mazi.

Por këtë deklaratë duket se ambasadori e ka bërë para reagimeve nga ndërkombëtarët, pasi këta të fundit kanë shprehur keqardhjen për moskonsensusin. Po ashtu më herët zyrtarët e BE kanë thënë se nëse miratohen ndryshimet kushtetuese pa konsensus, Shqipëria do bëjë hapa pas në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment