Politike

Kuvendi miratoi Komisionin për shkarkimin e Metës, reagon Presidenca: Nuk do të njohim asnjë lloj vendimi!

VIDEO
Ai ka shtuar se çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike nuk meriton vëmendje dhe është nul.
Featured image of article: Kuvendi miratoi Komisionin për shkarkimin e Metës, reagon Presidenca: Nuk do të njohim asnjë lloj vendimi!

TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka dhënë deklaratë për mediat ditën e sotme ku ka thënë se nuk do të njohin asnjë lloj vendimi për shkarkimin e Presidentit.

Blushi ka shtuar se çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike nuk meriton vëmendje dhe është nul.

Ai tha se presidenti e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur dhe se çfarë do të ndodhë dhe se nuk do ketë asnjë shkarkim dhe që Meta do të kryejë të gjitha vendimët kushtetuese deri në fund të mandatit të tij më 24 korrik 2022.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


Deklarata e plotë:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen e thellë, që Kuvendi njëpartiak e refuzoi mundësinë që ju dha prej tij për t’u kthyer në shinat e Kushtetutës dhe të Ligjit.
Në këto kushte, bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë, si dhe vendimet e çdo institucioni tjetër kukull të këtij regjimi kleptokratik.
Çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike nuk meriton vëmendje dhe është nul.
Askush nuk mund të fshihet dot, as pas “etikës” dhe as pas “retorikës”, sepse kjo është një çështje SOVRANITETI.
Presidenti Meta e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur dhe është shumë i qartë në planin e Tij për atë që do të ndodhë në vijim.
Garantojmë të gjithë qytetarët, se në respekt të betimit të tij me dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Presidenti Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë, sikundër ka vepruar derimë tani, të gjitha funksionet e Tij kushtetuese deri më 24 korrik 2022 dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj intimidimi të Institucionit të Presidentit nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment