AktualitetPolitike

Zbuloi sesi qeveria shqiptare ‘armatosi’ Facebook-un për të manipuluar opinionin publik, flet për herë të parë ish-inxhinierja Sophie Zhang: Kjo ndërhyrje lidhet me njerëz të fuqishëm! I kërkoj falje shqiptarëve…

Ajo ka dëshmuar për ‘A SHOW’ se konstatoi dhe sinjalizoi  per Shqipërinë, njësoj si për Hondurasin e Ajzerbaxhanin, sjellje e profile jo auntetike në platforëmn e ‘Facebook’ në përmasa alarmante, gjatë periudhës maj - gusht, 2019.
Featured image of article: Zbuloi sesi qeveria shqiptare ‘armatosi’ Facebook-un për të manipuluar opinionin publik, flet për herë të parë ish-inxhinierja Sophie Zhang: Kjo ndërhyrje lidhet me njerëz të fuqishëm! I kërkoj falje shqiptarëve… Sophie Zhang, Edi Rama dhe foto ilustruese

TIRANË– Ish- inxhinierja e të dhënave të kompanisë ‘Facebook’ ka folur për herë të parë për fenomenin që zbuloi në Shqipëri, ku tregohej sesi liderët e përdorin platformën për të manipuluar opinionin publik dhe sulmuar qytetarët. 

Ajo ka dëshmuar për ‘A SHOW’ me Adi Krastën se konstatoi dhe sinjalizoi  per Shqipërinë, njësoj si për Hondurasin e Ajzerbaxhanin, sjellje e profile jo auntetike në platforëmn e ‘Facebook’ në përmasa alarmante, gjatë periudhës maj – gusht, 2019. Ajo ka treguar rrjedhën e zbulimit, edhe arsyen pse e la përmes hetimin. Asaj iu desh të zgjidhte mes fenomenit në Azerbajxhan dhe Shqipëri, por gjykoi të hetonte në Azerbajxhan, për shkak se nuk dinte gjuhën shqipe. Ajo tregon se kjo ndërhyrje e njohur edhe më parë, lidhet me njerëz shumë të fuqishëm. Ish-inxhinierja i ka kërkuar edhe falje popullit shqiptar disa herë, pasi sipas saj, kjo çështje duhej vazhduar pasi është shumë shkelje e rëndë.

Krasta: Ju keni përdorur një term ‘gjatë punës sime kamë parë dhe kam kuptuar që i kisha duart me gjak’, sigurisht kjo është një metaforë, por ju kuptuat që në vende si Hondurasi ose Azerbajxhani, pushteti mundohej që përmes ‘Facebook’, që të influenconte negativisht mendimet e njerëzve të zakonshme, përmes elementeve të platformës që janë përlqimet, komentet e njerëzve që nuk janë reale, apo sulmet e dedikuara për të sulmuar njerëz të caktuar. Sa e vështirë ka qenë për ju që ta flisni fillimisht me njerëzit që ju menduat se do të duhej ta zgjidhnin këtë ngjarje dhe pse ju bëri përshtypje?

Zhang: Unë kam punuar në ‘Facebook’ që nga qershori 2018, deri në shtator të 2020-tës, ku zbulova një aktivitet jo të vërtetë në Shqipëri, që përshkruhej një artikullin e ‘The Guardian’. Ndodhi në korrik të 2019, pasi kisha identifikuar aktivitetin e konturës. Nuk dua të diskutoj për fakte specifike në Shqipëri, se është çështje komplekse dhe konfuze dhe nuk u kuptua kush ishte përgjegjës dhe çfarë po përpiqeshin të bënin. Unë po përpiqem të gjej një ekuilibër në përgjegjësinë time ndaj popullit shqiptar, të jem e ndërgjegjshme dhe të mos fajësoj individët e gabuar. Në Shqipëri, personat të cilët hetonin çështje të tilla, ishte ekipi i hetimit që hetoi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e SHBA të 2016-tës. Mendoj se kjo ndërhyrje lidhet me njerëz të fuqishëm. I kërkoj ndjesë popullit shqiptar, unë nuk arrita dot ta ndjek më teper këtë çështje, por ishte tepër e vështirë. Edhe Azerbajxhani ishte brenda së njëjtës kategori. Unë arrita në përfundimin se aktiviteti ishte në të dyja vendet. Për këtë arsye vendosa të përqendrohem vetëm te Azerbajxhani, për këtë i kërkoj sërish ndjesë popullit shqiptar. Për këtë them se i kam duart e lyera me gjak. Mu vu përpara një vendim i vështirë, ku dhe kur duhet të veproja.

Krasta: E respektoj vendimin tënd për të mos u futur në detaje, kur ju e keni kuptuar këtë fenomen lidhur me parregullsitë në mënyrën sesi përdoret ‘Facebook’

Zhang: Këtë e dallova në korrik të 2019. Fillova të hetoj pas rastit të Azerbajxhanit, ku zbulova se edhe Shqipëria ishte në gjendje shqetësuese. Atë kohë nuk kisha prova, por mendoj se mund të ketë nisur ky fenomen në maj të 2019. E kuptoj se Shqipëria po kalonte një krizë politike asokohe. Nuk e njihja gjuhen dhe pas gushtit, nuk e vazhdova hetimin e kësaj çështjetje. Kur më pushuan nga puna, i pash për herë të fundit këto të dhëna dhe gjërat kishin ndryshuar dhe tani që janë zgjedhjet, nuk dua të bëj spekulime.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kur u zbulua skandali?

Investigimi u publikua nga britanikja The Guardian‘ ku tregohej sesi liderët e botës përdorin Facebook për të manipuluar dhe sulmuar qytetarët. Në shkrim përmendej edhe Shqipëria, ku shihet se skuadra e inteligjencës së Facebook u sinjalizua për llogaritë e rreme që mbështesin një nga udhëheqësit politik në Shqipëri.

Një hetues i inteligjencës së kërcënimeve gjeti prova se rrjeti shqiptar, që po prodhonte komente jo-autentike, ishte i lidhur me individë në qeveri. Më pas çështja u rrëzua,” shkruante Guardian.

Dhe nëse shumëkush është habitur nga mënyra sesi rriten automatikisht “like” “share” apo “komente”, gazeta tregonte se është krijuar një angazhim i rremë për të treguar se lideri është popullor. Por problemi qëndron edhe në faktin se algoritmi mëson se faqja është popullore dhe në këtë mënyrë rrit shfaqjen në faqen kryesore të përdoruesve.

Një mënyrë për të manipuluar debatin publik në FB është duke krijuar ‘angazhim’ të rremë me pëlqime, komente, shpërndarje dhe reagime nga llogari jo-autentike ose të kompromentuara në Facebook”, shkruan Guardian pas zbulimit të ish-inxhinieres.

(kle.mu./Dosja.al)

Shto Koment