Rajoni

Zbulohet varri masiv me shqiptarë në Serbi, dyshohet se janë 17 viktima (DETAJET)

Sipas Reuters, më shumë se dy dekada pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, kërkimi për viktimat mbetet një pengesë kryesore për përmirësimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.
Featured image of article: Zbulohet varri masiv me shqiptarë në Serbi, dyshohet se janë 17 viktima (DETAJET) Varri i zbuluar në Serbi
Përditësuar:

SERBI– Eshtra të dhjetëra personave të gjetura brenda territorit serb dyshohet se janë shqiptarëve të vrarë gjatë luftës 1998-99 në Kosovë. Sipas Reuters, më shumë se dy dekada pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, kërkimi për viktimat mbetet një pengesë kryesore për përmirësimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

Hetuesit përdorën imazhe satelitore për të gjetur varrin masiv në një minierë të hapur në Kizevak në jug të Serbisë. Sipas kreut të Komisionit të Serbisë për Personat e Zhdukur, Veljko Odalovic, mendohet se janë gjetur rreth 17 trupa.

Më shumë se 13,000 njerëz besohet të kanë vdekur gjatë luftës në Kosovë. Luftimet përfunduan në 1999 pas sulmeve ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë. Shumica e viktimave ishin shqiptarë etnikë dhe ende janë qindra të zhdukur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Varri masiv më i madh nga lufta i gjetur deri më tani, që përmbante trupat e më shumë se 800 shqiptarëve të Kosovës, u gjet në 2001 në një kompleks policie afër Beogradit.

Kosova shpalli pavarësinë në 2008-ën, por Beogradi  ende refuzon ta njohë atë. Serbia ka aplikuar për të qenë një anëtare e Bashkimit Evropian dhe Kosova gjithashtu dëshiron të jetë pjesë e BE-së, por të dy duhet të normalizojnë lidhjet para se t’i bashkohen unionit.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment