Bota

Zbulohet testi, si mund ta provoni në shtëpi nëse jeni të infektuar me Covid-19

Është Britania e Madhe,ajo që do të bëjë hapin e parë të kësaj prove pasi ka blerë 3.5 milion teste të tilla që pritet të mbërrijnë së shpejti dhe t’i shpërndahen popullsisë.
Featured image of article: Zbulohet testi, si mund ta provoni në shtëpi nëse jeni të infektuar me Covid-19 Foto ilustruese
Përditësuar:

BRITANI-Është shpikur testi për ta provuar vetë, pa ndihmën e mjekëve nëse je i prekur nga Covid-19. Është Britania e Madhe, ajo që do të bëjë hapin e parë të kësaj prove pasi ka blerë 3.5 milion teste të tilla që pritet të mbërrijnë së shpejti dhe t’i shpërndahen popullsisë.

Ndërkohë, Sharon Peacoc, Ministria e Shëndetit Publik të Britanisë së Madhe informoi deputetët lidhur me këtë zhvillim. Ajo tha se testet janë duke iu nështruar një prove për t’u siguruar se funksionojnë, dhe më pas do të nisë shpërndarja.

Si funksionon testi i antitrupave për Covid-19?

Testi kryhet duke marr gjak nga maja e gishtit të një personi. Gjaku analizohet për antitrupa, dhe nëse një person ka qenë i prekur më herët nga koronavirusi, atëherë trupi i tij nis të prodhojë antitrupat për Covid-19. Duke identifikuar praninë dhe matur nivelin e këtyre antitrupave mund të kuptohet nëse personi është i infektuar me Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ekspertët thonë se ky test do të identifikojë edhe ata persona që mund të jenë infektuar por nuk kanë shfaqur asnjë simptomë.

Burimi: news.sky

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment