BotaKuriozitete

Zbulohet testi i shpejtë në Itali/ Rezultati nëse je apo jo i infektuar me koronavirus del brenda 3 minutash, ja si funksionon

Sipas mediave vendase, ky test përdor për ekzaminim pështymën e pacientëve. Po ashtu testi është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe taashmë prodhimi për këtë test mund të fillojë.
Featured image of article: Zbulohet testi i shpejtë në Itali/ Rezultati nëse je apo jo i infektuar me koronavirus del brenda 3 minutash, ja si funksionon Testi

ITALI- Shkencëtarët në Itali së fundmi kanë realizuar një test shumë të shpejtë për COVID-19. Sipas mediave italiane testi quhet “Daily Tampon” dhe brenda 3 minutash mund të përcaktojë nëse një person është infektuar ose jo me koronavirus.

Sipas mediave vendase, ky test përdor për ekzaminim pështymën e pacientëve. Po ashtu testi është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe taashmë prodhimi për këtë test mund të fillojë.

Mësohet se tamponi ditor u krijua nga një kompani me bazë në nga Merate (Lecco) në bashkëpunim me Universitetin e Sannios.”Daily Tampon” funksion tamam si një test shtatzënie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fillimisht merren kampionë të pështymës dhe vendosen në tampon, falë përdorimit të tre reagentëve mundësohet dhe rezultati. Nëse jeni pozitivë shfaqen dy vija, dhe për negativ vetëm një vijë.

Burimi:tg24.sky.it

(A.K.dosja.al)

Shto Koment