BotaKuriozitete

‘Covid-19 ishte parashikuar që në vitin 2012’, studimi në Gjermani që zbuloi gjithçka

Në raportin gjerman, u përfshinë të gjitha llojet e fatkeqësive të ndryshme natyrore, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe një pandemi e ngjashme me koronavirusin. Bashkë me parashikimin, të përfshira ishin edhe të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullsinë dhe për të ndaluar përhapjen e infeksionit.
Featured image of article: ‘Covid-19 ishte parashikuar që në vitin 2012’, studimi në Gjermani që zbuloi gjithçka Foto ilustruese

BERLIN – Një studim i bërë në vitin 2012 në Gjermani ka parashikuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit në të gjithë botën. Asokohe qeveria gjermane ngarkoi në detyrë 60 ekspertë të fushës, bashkë me Robert Koch për të parashikuar se nga do të rrezikohej njerëzimi.

Në raportin gjerman, u përfshinë të gjitha llojet e fatkeqësive të ndryshme natyrore, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe një pandemi e ngjashme me koronavirusin. Bashkë me parashikimin, të përfshira ishin edhe të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullsinë dhe për të ndaluar përhapjen e infeksionit. Studimi, i mbajtur në arkivat e Bundestag-ut parashikon në mënyrë mbresëlënëse atë që ka ndodhur dhe po ndodh me Covid-19. Virusi imagjinar e ka origjinën në Azi, në tregjet e kafshëve të egra. Nga aty më pas kalon tek njerëzit, por t’u përhapur më vonë.

Periudha e inkubacionit është 3 deri në 5 ditë, por simptomat e para mund të shfaqen 2 deri në 14 ditë pas infektimit. Infeksioni ndodh nga skërkalat ose nga kontakti me të infektuarit. Ndërsa simptomat janë ethet, kolla e thatë, vështirësia në frymëmarrje, dridhjet dhe dhimbja e kokës.  Sipas studimit, fëmijët dhe të rinjtë e kapërcejnë infeksionin relativisht pa probleme, ndërsa të moshuarit kanë shumë pak mundësi për të mbijetuar. Pra gjithçka e parashikuar është shumë e ngjashme me situatën që po kalon bota sot nga pandemia e covid-19, megjithatë masat nuk u morën dot në kohë për të shpëtuar dhjetra mijëra jetë njerëzisht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani pandemia e koronavirusit ka shkaktuar mbi 1 milion të infektuar dhe 50 mijë viktima janë shënuar në rang global. Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4503 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi:Corriere.it

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment